Vendimi per Aldo Baren me 23 mars

Shtyhet për në 23 mars seanca ku pritet të jepet vendimi për Aldo Baren. Në seancën e sotme avokati i ish kreut të Bandës së Lushnjes, Vladimir Meçi ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm.
“Asnjë dëshmitar nuk ka vënë gishtin mbi Baren si autor i ndonjë krimi. Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë konkrete për akuzat ndaj Bares. Madje prokuroria nuk ka prova as për pretendimin e ekzistencës së një bande kriminale”, është shprehur Meçi.
“Çështja ndaj Bares ka pasur një ngarkesë të madhe politike dhe mediatike”, theksoi ai.