38 emigrantë haitianë mbyten në afërsi Kubës

“Anija gjysmë e mbytur u rimorkiua rreth 100 metra larg brigjeve të Punta de Maisi, skaji lindor i Kubës nga rojat bregdetare të cilët nxorën 38 kufoma, 21 burra dhe 17 gra”, bëri të ditur Mbrojtja Civile në një komunikatë të lexuar në emisionin e lajmeve gjatë natës.
“87 persona, mes të cilëve 4 fëmijë dhe 7 gra, u shpëtuan dhe po u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore në kampin ndërkombëtar të emigrantëve në Punta de Maisi”, thuhet në komunikatë.
Mbrojtja Civile, që nuk dha hollësi për llojin e anijes, bëri të ditur se Kryqi i Kuq dhe rojat bregdetare vazhdojnë operacionet e kërkimit për të mbijetuar të tjerë të mundshëm.
/Start/E.B/
2011-12-25 14:35