E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata per zgjedhje te lira ne Rusi

Kur te vij heren tjeter te ju pas nje viti atehere Rusia ka per te qene e lire premtoi Baba Acari plaku i Vitit te Ri nen brohoritjet e dhjetera mijerave. Dhe te gjithe bashke thirren Rusia pa Putinin. Me kaq ze te larte nuk eshte kerkuar asnjehere nderrimi i pushtetit ne Rusi. Demonstruesit ne Moske perseriten disa here kerkesen e tyre Putin jep doreheqjen.

Dy jave pas protestave masive me te medha deri me sot qe prej shperberjes se Bashkimit Sovjetik kete here dolen edhe me shume njerez neper rruge per te treguar pakenaqesine e tyre per mosveprimin e qeverise dhe per te theksuar kerkesen e tyre per zgjedhje te reja. Propozimet per reforma te presidentit Dmitri Medvedev nuk u mjaftuan. Ato jane me gjysme zemre thane shume demonstrues. Ata e ndiejne veten jo te marre seriozisht nga udheheqja e tyre politike.

Qytetaret duan qe ti perfillin

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pjesemarrje e gjerePo une ekzistoj Dhe dua te me marrin disi parasysh. E jo vetem une po edhe brezi i ri i familjes sone thote nje grua. Ndersa nje burre thote Mjaft na mbajten per idiote. Nuk jemi idiote Ne i kuptojme te gjitha e kuptojme qe po na genjejne prej shume vitesh. Dhe kemi ardhur te protestojme se bashku kunder kesaj. Duam nje qeveri normale e cila punon sinqerisht dhe eshte e drejte. Jo nje si kjo qe na mashtron vazhdimisht.

Edhe te shtunen u kerkua serish ne pllakate te prodhuara vete doreheqja e drejtorit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Vladimir urow. Papritur levizjes se protestes iu bashkua edhe ish-ministri i financave Alexej Kudrin. urov duhet pushuar nga detyra. Postin duhet ta marre nje njeri te cilit i besojne qytetaret. Degjojme shume thirrje por shohim pak vepra. Propozoj te zgjidhet nje grup i cili mund te formuloje kerkesat e reformes politike. Nuk lejohet vetem te flasim po duhet edhe te nisim te bejme dicka. Zgjedhjet presidenciale te 4 marsit duhet te zhvillohen nen kushte te reja. Te gjitha vendimet duhet te jene marre deri atehere.

Dalja e Kudrinit sensacion

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ish-ministri i financave Aleksej KudrinShume vezhgues e vleresojne si sensacion daljen e Kudrinit ne tubimin e protestes. Pas nje grindjeje me kreun e shtetit presidenti Medvedev e pati pushuar nga detyra ministrin e financave tre muaj me pare. Megjithate perflitet se ai ka lidhje te ngushta me Vladimir Putinin i cili para pak ditesh e cilesoi ne televizion si shok shume te mire. Kudrin u ofroi demonstruesve te merrte persiper nje rol ndermjetesi. Po vjen nje krize prandaj na duhet nje qeveri e afte per pune. Mirepo kjo duhet te zgjidhet brenda nje kohe sa me te shkurter. Jam per zgjedhje te parakohshme. Jam i gatshem te marr pjese ne dialog dhe ta nxis ate.

Me gjasa kjo ishte shenja e pare se udheheqja politike eshte gati te hyje ne dialog me opoziten. Sipas bindjes se demonstruesve nje gje e tille edhe eshte urgjentisht e nevojshme. Jemi per te dyten here ne aksion proteste. Ne vend duhet te ndryshoje dicka. shte e pamundur te vazhdosh te jetosh ne kete menyre. - thote nje burre. Dhe ata premtuan te vijne perseri. Per aq kohe derisa Kremlini te merret me kerkesat e tyre.

Autor Heide Rasche / Elert Ajazaj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›