Përgjaket Krishtlindja në Nigeri, të paktën 26 të vdekur

25 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi në një kishë në qytetin Madala, pranë kryeqytetit Abuxha. Autorësinë e sulmit e mori përsipër grupi “Boko Haram”.
Një shpërthim i dytë pak pas të parit goditi një kishë në qytetin e Josit, në qendër të vendit, duke vrarë së paku një person.
Gjithashtu janë raportuar tre sulme në shtetin Jobe, në veri të Nigerisë, që kishin si objektiv një kishë, policinë dhe ushtrinë.
Dy shpërthime ndodhën në qytetin e Damaturut, ndërsa një tjetër në Gadaka. Shteti Jobe ka qenë epiqendra e dhunës ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve të grupit “Boko Haram”.
Vëzhgues lokalë thanë se e gjitha ka marrë formën e një ofensive të bashkërenduar nga grupi.
“Boko Haram”, që do të thotë “Edukimi perëndimor është i ndaluar”, shpesh sulmon forcat e sigurisë dhe institucionet shtetërore.
Grupi kreu në gusht të këtij viti një sulm vetëvrasës në zyrat e OKB-së në Abuxha, ku mbetën të vrarë më tepër se 20 njerëz.
Rreth 70 persona kanë humbur jetën gjatë kësaj jave në verilindje të vendit, në luftimet ndërmjet forcave nigeriane dhe pjesëtarëve të grupit “Boko Haram”.
/Start/E. Bylykbashi/
2011-12-25 15:27