Evropa eshte shtepia jone e madhe - Fjalimi i presidentit gjerman per Krishtlindjet

Gezuar krishtlindjet uron presidenti gjerman Christian Wulff me seriozitet ndersa fjalimi eshte nje fjalim serioz krishtlindjesh. Njerez nga e gjitha Gjermania ka ftuar presidenti gjerman ne keshtjellen Bellevue aty dallohen qarte edhe ata me prejardhje te huaj. Jane burra dhe gra qe e kane impresionuar ate dhe gruan e tij tha presidenti. Njerez qe angazhohen me menyra te ndryshme per te tjeret duke kontribuar keshtu ne unitetin e shoqerise.
Theksim i solidaritetit me Europen
Solidariteti eshte vendimtar edhe per te ardhmen thote presidenti gjerman. Sepse njerezit ne Gjermani shqetesohen per te ardhmen e femijeve te tyre. Ata shqetesohen per krizen e borxheve per unitetin e Europes. Pikerisht ne kohen kur presidenti thote keto fjale qan nje foshnje qe mbahet ne krahe nga e ema. Europa eshte shtepia jone e madhe dhe trashegimia jone e cmuar. Ajo qendron per vlerat e medha te lirise te drejtave te njeriut dhe sigurise sociale. thote kreu i shtetit gjerman gati me tone betimi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift SPERRFRIST Deutschland Weihnachten Bundesprsident Christian Wulff im Schloss Bellevue in Berlin
Nuk ka vend per urrejtje ndaj te huajve ne Gjermani
Presidenti gjerman prek edhe temen e serise se vrasjeve ne vite nga neonazistet te bera te njohura kete vit. Te gjithe ne Gjermani duhet te jetojne te sigurte. Aq me teper na ka shokuar qe kriminele te verbuar nga racizmi kane vrare me plan njerez me prejardhje te huaj. Nuk kemi menduar se kjo do te ishte e mundur. Bisedat e tij me anetare te familjeve te viktimave e kane prekur thelle thote presidenti. Shume jo vetem qe nuk humben njeriun e dashur por jane vene vete nen dyshim. Por ne vendin tone nuk ka vend per urrejtjen kunder te huajve dhunen dhe ekstremizmin politik.
Duke iu drejtuar qytetareve qe e ndjekin fjalimin e presidentit para televizoreve ne Naten e Krishtlindjeve presidenti gjerman thekson se varet nga gjithsecili prej nesh se cfare klime sundon ne ambientin e tij dhe kerkon hapje kundrejt te huajit dhe te huajes.
Wulff falenderon ushtaret
Nje shoqeri e hapur vazhdon Wulff merr persiper pergjegjesine edhe per mireqenien e njereve ne ane te tjera te botes. Ne kujtojme sot edhe ata qe jane larg shtepise dhe angazhohen per paqen sigurine dhe per nje jete ne dinjitet pra ushtaret dhe ushtaret tane.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pressekonferenz Bundesprsident Christian Wulff pixel
Gjermanet gezojne ne bote nje emer te mire edhe sepse gati askund ne bote nuk ka nje gatishmeri kaq te madhe per te ndihmuar - si ne raste katastrofash ashtu edhe ne thirrjet e organizatave humanitare. Per kete shume vete jashte me japin falenderimet. Dhe keto falenderime dua tu jap edhe juve sepse ju mund te jeni krenare per vendin tuaj.
Mbi akuzat qe prej ditesh kane pushtuar mediat per afrine e tij te diskutueshme me miq biznesmene presidenti gjerman Christian Wulff nuk tha asnje fjale. Per kete ai u pozicionua personalisht perpara se te dergohej fjalimi i regjistruar i krishtlindjeve tek mediat. Ne nje fjalim per krishtlindjet kjo do te kishte qene e papershtatshme.
Autor Peter Sttzle/Lindita Arapi
Redaktoi Elert Ajazaj