E Diel, 1 Nëntor 2026

38-vjecari nga Kamza: Policët më rrahën se po ndiqja hajdutët

TIRANË- Një 38- vjecar ka denoncuar dhunën fizike që është ushtruar sipas tij në ambientet e Komisariatit numër 5, në Kamëz. Shtetasi Aleksandër Bengasi, në banim ne Kamëz, rrëfen për News24 ngjarjen e ndodhur ditën e enjte me datë 3 maj, në zonën e Institutit dhe përplasjen me policinë.

“Hipin 2 persona në autobuz tek stacioni, në Institut dhe një stacion më tutje filluan të provokonin për të vjedhur. I gjuajta, më gjuajtën, ikën. Në moment pas 5 minutash vjen policia dhe nis e më rreh se i shajta, cecen, ndërkohë i gjuajtën dhe gruas time. Dhe më marrin brenda në makinë, dhe aty fillojnë dhe më ofendojnë nga familja. Në këtë kohë i kam gjuajtur edhe unë policit. Dita e katërt që kam dalë sot me liri me kusht”,- u shpreh i dëmtuari Aleksandër Bengasi.

“I jap drejtuar Institutit të mjekësisë ligjore për të kontrolluar veten që të paraqitem në gjykatë ditën që do bëhet gjyqi”,- bën me dije Aleksandri.

“Unë vete atje i them vini prangat mos e dërrmoni. Ato më kanë kapur prej gjoksi dhe më kanë përlasur në tokë”,- rrëfen bashkëshortja e Aleksandër Bengasit.

“Ka qenë i pirë, nuk e mohoj këtë gjë, por polici nu ka qenë i pirë që ta godiste. Vëllai im që i ka sharë policët, ka sharë dikë që e rrafën, e marrim të papirë dhe policat i marrim të pirë tani? S’mund ti marrim dot ata, se ata e shajnë, e ofendojnë, e vranë, e sakatuan, shiko dhëmbët si i ka ai”,- shrehet i indinjuar i vëllai i Aleksandër Bengasit

Burime të policisë së Kamzës bëjën me dije se arrestimi i Aleksandër Bengasit është bërë më datë 3 Maj, pasi rreth orës 17:00 ka fyer, goditur dhe kundërshtuar për shkak të detyrës, patrullën e policisë dhe më konkretisht punonjësit me inicialet, SH.M, H.C dhe SH.P, të cilët ishin me shërbim në Universitetin Bujqësor të Kamzës.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›