E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

39 parti regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 39 parti politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pas regjistrimit të 15 partive ditën e djeshme, në seancën e sotme publike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi edhe 24 parti të tjera.

Afati për regjistrimin e partive përfundon mesnatën e 25 shkurtit.

Në seancën e sotme pati edhe një debat brenda partisë minoritare greke “Mega”, ku dy kryetarët e pretenduar kërkojnë regjistrimin nga KQZ.

Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” ka prej kohësh përplasje. Kristo Kiço ka paraqitur kërkesë për ta regjistruar në emër të tij dhe ka sjellë vërtetim nga regjistri gjyqësor që është kryetar.

Kurse Lefter Nika ka sjellë një vendim të shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, se ai është kryetari i ri i partisë.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar një vendim të formës së prerë.

“Sillni vendim të formës së prerë për ndryshimin e kryetarit, ndryshe do regjistroj atë që rezulton në regjistër si kryetar”, tha ai.

Lista e 39 partive politike të regjistruara nga KQZ:

  1. -“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
  2. -“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
  3. -“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
  4. -Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
  5. -Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
  6. -“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
  7. -Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
  8. -“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
  9. -“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
  10. -“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
  11. -“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
  12. -“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
  13. -“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
  14. -“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
  15. -“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
  16. -“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
  17. -“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule
  18. -Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
  19. -Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
  20. -Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
  21. -Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
  22. -“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
  23. -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
  24. -“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
  25. -“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
  26. -“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
  27. -“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
  28. -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
  29. -Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
  30. -“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
  31. -“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
  32. -“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
  33. -Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
  34. -Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
  35. -Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
  36. -Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
  37. -Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
  38. -Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
  39. -Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda

/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›