E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit, procesi i identifikimit të zgjedhësve do të kryhet nga PEI

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Komisioni Rregullator në mbledhjen e ditës së sotme vendosi që në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025, procesi i identifikimit të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI) në të gjitha qendrat e votimit.

Pajisjet elektronike të identifikimit (PEI) janë përdorur në tri palë zgjedhje të përgjithshme dhe në disa zgjedhje të pjesshme.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të bëra publike nga ministri Brendshëm Ervin Hoxha në janar, të drejtën e votës e gëzojnë 3.721.116 shtetas. Ndër ta, 50,5% janë zgjedhës meshkuj dhe 49,5% janë femra.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›