E Martë, 3 Nëntor 2026

“3D”, Nesho: Në interes të popullit të kryhen reformat që kërkojnë liderët europianë

Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, u shpreh se është në interes të popujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen reformat e kërkuara nga liderët e BE, për integrimin sa më shpejt në bashkësinë europiane.

Sipas Neshos, nuk mund të pranohen në Komunitetin Politik Europain vende ku ende është shqetësuese trafiku i drogës dhe lidhja e politikës me krimin. Ndaj, theksoi ai, nevojitet që reformat të kryhen shpejt, sipas kërkesë së liderëve europianë.  

“Ideja e liderëve europianë që kërkojnë që të bëhen reforma që të futen sa më shpejt edhe vendet e BP është më në interes të popullit sepse reformat lirojnë dhe i japin hapësirë shtetit demokratik. Nuk mund të pranojnë në Komunitetin Politik të Europës të Makronit edhe të zhytur me drogë dhe fenomene ku lidhet politika me krimin. Ndaj është në favor të popullit që ne të insistojmë që këto reforma të bëhen. Ato bëhen por nuk është vullneti politik”, u shpreh ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›