E Martë, 3 Nëntor 2026

Alibali në emisionin “3D“: BE e paqartë për planin franko-gjerman

Plani franko-gjerman ka qenë një tjetër diskutim në emisioni “3D“ të Alban Dudushit ku të ftuarit shprehën qëndrimet e tyre lidhur dhe me ngjarjet e fundit në Kosovë.

Nisur edhe nga vizita e presidentit francez Makron në Tiranë, analisti Neritan Alibali u shpreh se ky i fundit mbron planin e propozuar nga Franca dhe Gjermania.

Pas ngjarjeve të fundit, duke nënkuptuar edhe atë në Banjskë, sipas analistit edhe BE është e paqartë për vijimësinë e planit franko-gjerman.

“Makroni kërkon të mbrojë planin e propozuar nga Franca dhe Gjermania. Vucic ka thënë se mua më dhëmb dora, për të mos firmosur por qasja e Serbisë është e qartë. Pas ngjarjes në Banjskë, edhe BE është e paqartë si do vazhdojë ky plan. Flitet për planin, por askush nuk i ftuar palët të firmosin. Pra kërkohet dialog, por mënyra sesi do shkojë deri aty akoma nuk është përcaktuar”, u shpreh ai. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›