4 mungesa Kastrioti i gjymtuar ne Kavaje
Kastrioti zbret sot ne fushen e Kavajes me synimin per te marre nje rezultat pozitiv por me pare skuadra e drejtuar nga Ramazan Ndreu duhet te beje llogarite me gjymtimin e formacionit titullar. Ne fakt krutanet nuk do te kene ne dispozicion per sfiden me Besen kater lojtare te pezulluar. Pervec Renaldo Kalarit i cili eshte pezulluar per kater jave per shkak te sjelljes josportive ndaj zyrtarit te ndeshjes ata nuk do te kene as sherbimet e Mucollarit Hoxhes e Lecit te pezulluar pas tri kartoneve te verdhe. Momentalisht Kastrioti ndodhet ne vendin e 11-te te parafundit ne Kategorine Superiore ne kuoten e 7 pikeve aq sa kane edhe Bylisi e Besa. Krutanet vijne nga nje seri negative me dy humbje radhazi ku kane pesuar 7 gola ndersa nje tjeter disfate do te konfirmonte krizen e rezultateve.