E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo kunder Lacit per te nisur arratisjen

Kryesuesit

Edhe ne kete sezon Dinamo eshte shfaqur si skuadra me e forte e Kategorise Superiore duke grumbulluar 22 pike ne 9 javet e para. Ata kane regjistruar 7 fitore nje barazim ne derbin e javes se 7-te me Tiranen dhe vetem nje humbje ne shtepi me Flamurtarin ne javen e pare te kampionatit. Ndryshimi i vetem nga nje edicion me pare eshte se blute nuk kane diference te madhe me rivalet me te afert ne klasifikim. Megjithate kjo situate mund te ndryshoje ne javen e 10-te te kampionatit pasi skuadra e drejtuar nga Luis Manuel Blanko ka shansin te perfitoje nga perplasja e Skenderbeut dhe Flamurtarit skuadrave qe renditen ne vendet 2 e 3 me 19 pike ne Vlore. Por me pare kryeqytetasit duhet te fitojne piket e plota ne sfiden e sotme me Lacin. Vetem ne kete menyre ata do te tentonin arratisjen e pare ne kete sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›