E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta rritet frikshem shitet me 87 USD/fuci

Bursa

Cmimi i naftes ne tregjet e huaja nderkombetare ka prekur nivelin me te larte te 6 muajve te fundit. Duke iu referuar tregut amerikan dhe burses se Nju Jorkut dje nje fuci nafte u shit per 87 dollare madje ne disa momente ky nivel u kapercye. Ekspertet ia faturojne kete rritje te cmimit levizjeve monetare qe po ben Banka Qendrore Amerikane FED dhe planit per te hedhur ne treg 600 miliarde dollare. Sakaq ne Bursen e Londres nafta Brent e Detit te Veriut u shit me 8778 dollare/fucia. Ndikim ne rritjen e cmimit te naftes po jep padyshim edhe dobesimi i monedhes amerikane dollar i cili ne raport me euron sa vjen dhe nencmohet. Ne vitin 2010 cmimi i naftes per fuci ne tregun nderkombetar eshte karakterizuar nga nje qendrueshmeri brenda kufijve 70-85 dollare amerikan. Kjo prirje e cmimit nisi ne tremujorin e trete te vitit te kaluar periudhe e cila perkon me permiresimin e aktivitetit ekonomik ne bote. Tremujori i trete i vitit 2010 regjistroi nje cmim mesatar te naftes per fuci prej 76.8 dollaresh amerikane vlere mesatare kjo rreth 12.9 per qind me e larte krahasuar me te njejten periudhe te vitit paraardhes. Stabilizimi i cmimit te naftes per fuci ne tregun nderkombetar eshte percuar edhe ne cmimin e naftes ne tregun me pakice te vendit tone ku rol kyc ne luhatjen e cmimit ka luajtur kursi i kembimit te lekut me dollarin amerikan.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›