Qemal Murati Te mos bejme standarde partiake
Keshilltari shkencor ne Institutin Albanologjik te Prishtines ne Sektorin e Kultures se Gjuhes reagon per debatin e fundit mbi shqipen standarde. Sipas Muratit studiuesit kosovare kane refuzuar pjesemarrjen ne konferencen Shqipja ne etapen e sotme politika e pasurimit dhe e permiresimit te standardit sepse dyshojne ne qellimet e kesaj konference organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike
Lajmi i nje konference shkencore qe Qendra e Studimeve Albanologjike do te organizoje nga 15 deri ne 17 dhjetor ku objekt diskutimi do te jete shqipja standarde ka ngjallur reagimet e studiuesve. Prof.dr. Qemal Murati keshilltar shkencor ne Institutin Albanologjik te Prishtines ne Sektorin e Kultures se Gjuhes kryeredaktor i revistes Gjuha Shqipe dhe autor i nje sere veprash qe marrin ne studim shqipen standarde shprehet se standardi nuk duhet te preket ne asnje menyre. Une bashke me koleget e tjere te Institutit Albanologjik te Prishtines jemi konsultuar dhe kemi marre qendrim te perbashket qe te mos paraqitemi sepse thjesht kemi dyshuar ne qellimet dhe platformen e konferences thote Murati i cili ne intervisten e meposhtme sqaron te gjitha motivet e ketij refuzimi.
Zoti Murati ka pasur disa reagime per mospjesemarrjen e studiuesve nga Kosova ne konferencen shkencore Shqipja ne etapen e sotme politika e pasurimit dhe e permiresimit te standardit. A keni marre ju personalisht ftese
Une kam marre nje ftese personalisht nga kolegu dhe miku im gjuhetar Valter Memisha. Nuk e di a ka qene kjo preference personale e tij me te cilin njihemi dhe bashkepunojme prej kohesh apo mbase dhe qendrim i organizatorit. Porse nje ftese te tille me sa jam une ne dijeni nuk kane marre studiues te tjere eminente me kontribute te cmuara per shqipen standarde si ne Kosove e Maqedoni ashtu dhe ne Shqiperi. Sidoqofte une bashke me koleget e tjere te Institutit Albanologjik te Prishtines jemi konsultuar dhe kemi marre qendrim te perbashket qe te mos paraqitemi sepse thjesht kemi dyshuar ne qellimet dhe platformen e konferences. Vete titulli i konferences te sugjeron dicka te tille ...politika e pasurimit dhe e permiresimit te standardit. Kurrkush nuk ka mandat qe ne menyre te tille gjysme klandestine te marre qendrime a vendime per nderhyrje ne standardin e shqipes. Ceshtja e rishikimit te standardit nuk mund te behet nga nje grusht njerezish shumica te formatit jo profesioniste. Sikunder eshte shprehur I. Kadare ne ceshtje te gjuhesise ndihemi te gjithe trima shume te ditur dhe japim mendime nga e djathta dhe nga e majta pa kuptuar se ceshte ky problem thelbi i tij.
Zoti Marashi i ka quajtur pretekste keto reagime duke hamendesuar se ka edhe nga ata qe ndoshta nuk duan te organizohet kjo konference. E mendoni si nje konflikt institucional apo...
Hamendesimet e zotit Marashi mund te jene te drejta vecse jo ne kuptimin e asaj se nuk duam te organizohet kjo konference por nuk duam te organizohet konference me pretendime a projektime te tilla antistandard qe gjoja ne emer te standardit te shembim standardin pikerisht si tek ajo legjenda e Ures se Fshejt qe diten ndertohej e naten rrenohej. Ka disa kohe qe behen perpelitje te tilla here te artikuluara zeshem e here ne menyre diskrete per riparime rrenjesore te standardit. Per ceshtje te tilla madhore sic eshte gjuha standarde e cila eshte prone e perbashket kombetare nuk mund te hapen debate te tilla nga njerez qe e shpallin veten si gjuhetare por qe ne fakt jane shume larg te qenit te tille. Ne gjithe kete tregim une mendoj se ketu nuk ka nje konflikt institucional ndermjet Prishtines dhe Tiranes edhe smund te kete dicka te tille. Por mbase mund te kete nje konflikt personal ose grupor te mos themi klanor disa ushqejne konceptin e tyre lokalist a krahinorist dhe angazhohen per recidiva te formave parastandarde disa te tjere nuk pajtohen me ato politika dhe rrjedhimisht nuk behen pjese e atyre projektimeve. Do te ishte vertet gjeja me e tmerrshme sikur te ktheheshim prape te fillimi te gjuhet e fisit ngjashem si te banoret e fisit Papu. Ne kete pike ne do tu ngjajme papuve ku cdo fis ka gjuhen e vet.
Objekti i diskutimit te kesaj konference do te jete standardi dhe politikat e pasurimit te tij. Si studiues cili eshte qendrimi juaj ndaj ketij argumenti
Sikunder jam shprehur me siper ne kete konference duket se fshihet dicka tjeter te vihet perpara gurit te proves standardi i shqipes diktatoriale kundruall standardit te shqipes se sotme demokratike. Me nje fjale te bejme standarde partiake standarde lokale standarde krahinore standarde ideologjike standarde politike e keshtu pa fund Sipas kesaj logjike ne duhet te veme perpara sproves edhe alfabetin e shqipes sepse edhe ai eshte formuar ne kohen e sundimit te Perandorise osmane kurse tani jemi ne kohen moderne te demokracise kupto anarkise O tempora o mores ndash thoshin latinet. Nismat e tilla separate sikunder ka qene dhe ajo e njefare te ashtuquajturi Keshilli Nderakademik i dy Akademive tona i krijuar para disa vjetesh per te rikonfiguruar ceshtje te standardit jane te destinuara te deshtojne qe ne zanafille sepse gjuha standarde nuk eshte nje truall ku mund te behen eksperimente sa here dhe si tia doje qejfi dikujt. Dy akademite tona shqiptare ne thelb krejtesisht honorifike apo konferencat e tilla me pretendime mbarekombetare sic meton te quhet kjo e fundit nuk jane ato qe mund te krijojne gjuhe standarde apo qe mund te nderhyjne ne standard te bejne a te zhbejne standarde. Nuk gaboj aspak nese them qe detyre e akademive dhe e instituteve shkencore albanologjike eshte qe te shikojne prirjet e zhvillimit te gjuhes shqipe dhe te grumbullojne te gjithe fjalesin e gjuhes si nje pasuri e pacmueshme kombetare te punojne per pasurimin e shqipes me fjale te gurres vetjake dhe per pastertine e kesaj gjuhe nga masa e fjaleve te huaja dhe jo te harxhojne kohe e nervozizem per ceshtje triviale se a do te shkruhet kale e djale me e apo kal e djal pa e. Ne gjuhe hyjne ne qarkullim per cdo dite nga 1500-2000 fjale e krijime te reja dhe ne ne vend qe te merremi me formen e drejte dhe semantiken e perdorimit te tyre merremi me gjera triviale se a duhet te rikthehen format dialektore ne standard.
Nga reagimet e fundit duket sikur studiuesit kosovare jane perjashtuar nga keto diskutime...
Studiuesit kosovare dhe jo vetem ne fakt i kane perjashtuar te tjeret nga keto diskutime pa deshiren e tyre. Sepse ata nuk mund te konkurrojne per te kontribuar per permiresimin e shqipes standarde e nga ana tjeter dikush ti legjitimoje kumtesat e tyre si te pershtatshme ose te papershtatshme. Studiuesit ose ftohen ne konference ose nuk ftohen. Por nese ftohen nuk i nenshtrohen gurit te proves. Thenia e zotit Marashi qe Kjo konference organizohet mbi nje platforme te miremenduar... del qe nuk eshte e miremenduar sepse platformat me pretendime mbarekombetare hartohen bashkerisht nga institucionet respektive te Tiranes te Prishtines te Shkupit etj. dhe jo vetem nga nje institucion i Tiranes.
Ju i shihni si nje kercenim fjalet dialektore per gjuhen letrare
Gjuha letrare ndash sikunder shprehet linguisti i shquar Ranko Bugarski- nuk eshte nje kazan ku mund te futen e te shkrihen te gjitha dialektet e te folmet. Ne fakt funksioni themelor i gjuhes letrare eshte qe ti reduktoje dallimet gjuhesore ne rrafshin gjeografik e shoqeror te nje bashkesie te caktuar si dhe ne kohe dhe kesisoj te lehtesoje komunikimin ndermjet grupeve te ndryshme te se njejtes gjuhe dhe jo te krijoje kemishe qe tu bjere te gjitheve njesoj sepse nje kemishe e tille as qe mund te krijohet qofte dhe nga ndonje gjuhetar-gjeni ose nga dofare keshillash nderakademike.
Ne nje interviste per gazeten studiuesi Kolec Topalli u shpreh se ai sheh vetem nje shqipe standarde te pasuruar per Shqiperine dhe Kosoven. A jeni te gatshem per te dhene kontributin tuaj
Une besoj se ne e kemi dhene kontributin tone ne fushen e shqipes standarde dhe vazhdojme ta japim me aq sa kemi mundesi qofte me botimet tona shkencore me revisten e specializuar per kulturen e gjuhes Gjuha Shqipe me organizimin e tubimeve dhe konferencave shkencore etj. Qe te kemi nje shqipe standarde per Shqiperine dhe Kosoven por dhe per hapesirat e tjera shqiptare te Maqedonise Malit te Zi Lugines se Presheves shqiptareve ne diaspore besoj se kjo nuk eshte ndonje risi a zbulim sepse kjo as qe mund te vihet ne diskutim. Shqipja standarde ka nevoje te mirembahet te pasurohet te mesohet dhe te perdoret korrekt por jo te operohet me silogjizma te tilla Standardi i sotem eshte krijuar mbi bazen e dialektit toske por mund te pasurohet me tej me te dhenat e dialektit gege te integrohen edhe shkrimtaret gege pasuria e tyre e madhe leksikore frazeologjike dhe gramatikore. Cdo te thote kjo Kjo do te thote qe standardi te behet deledash gjysma toskerishte gjysma gegerishte. Arkitektet e riberjes se standardit duhet te japin pergjigje dhe ne nje ceshtje konkrete thelbesore Cfitojme dhe chumbasim me riberjen e gjuhes letrare Pergjigjja ne rastin konkret do te ishte mund te fitojme nje gjuhe te re te cilen duhet ta mesojme nga fillimi dhe humbasim te vjetren me nje tradite relativisht te gjate standardizimi e cila tashme eshte kultivuar dhe stabilizuar ndjeshem. Dhe kjo eshte keshtu gjithe derisa riberja e standardit po behet qellim ne vetvete natyrisht jo per te ndrequr dicka por per te promovuar gardhiqet tona gjuhen e mehalles sone. Ketu gjen shprehjen e vet ai mendimi largpames i Faik Konices se shqiptaret nuk jane mesuar me jeten e perbashket kombetare por me jeten e fshatit a te qytetit te tyre. Eumlshte shume veshtire ti bindesh shqiptaret se gjuha e fshatit apo e qytetit te tyre nuk eshte shqipja e krejt Atdheut ndash thote Konica. Ndryshe nuk ka si te kuptohet perse te sotmeve tani e tutje na u dashka te shkruhet te sotemve. Perse kjo forma e fundit tani na dalka e rregullt kurse ajo parake e crregullt Diskutime per gjuhet standarde behen gjithandej. Vecse ne debatet per gjuhen angleze ne SHBA kerkohet jo te zhbehet a te ribehet standardi por te zoterohet anglishtja ne nivel te kenaqshem.