4 personat që po mashtron Edi Rama

Edi Rama ua ka me hile partnerëve të vet, pasi s’është në gjendje të mbajë kurrfarë kontrate politike. Fatos Nano është në listën e parë të mashtrimit, për shkak se po përdoret si alibi që nuk e çon atë në presidencë, por vetëm i hap rrugën një pazari politik personal. Në listën e të mashtruarve, rreshtohen edhe Gjinushi, Milo e Dule, të cilët, nëse presin edhe pak për negociata, rrezikojnë ta shohin veten përfundimisht jashtë parlamentit
Seria e viktimave të mashtrimeve të Edi Ramë vazhdon dhe ka prekur së fundmi edhe “pasivët” në parti dhe në koalicion. Duke u karakterizuar, apo duke bërë pjesë të tijën postulatin “futja shokut”, viktima më e madhe e mashtrimit të Edi Ramës, duket se është Fatos Nano. Për aq sa njihet “ëndrra” e Fatos Nanos për tu bërë president, nuk mund të vihen në dyshim edhe tentativat e tij për të pretenduar të kapë këtë “top” (majë). Por në qerthullin e politikës shqiptare, “ëndrra” e Fatos Nanos mund të duket sa pranë aq edhe larg realizimit të saj... ... Pranë prej lojës prej “bixhozxhiu” (në kuptimin e mirë të fjalës) të tij dhe larg prej “kartave” që ka në dorë Edi Rama dhe i shpërndan si dhe ku të dojë... Dhe për pasojë, pa dashje, viktimë e keqpërdorimit të shpërndarjes së kartave prej Edi Ramës, është Fatos Nano. Në eter, askush nuk e fsheh dyshimin se Fatos Nano “vdes për atë një çik Presidencë”. Por dëshira me realizimin ka një hendek në mes. Ky hendek vjen për disa procedura “burokratike”, si pasojë e të cilave ai duhet të sigurojë disa firma deputetësh për të marrë statusin e “kandidatit” për president. Në këtë kontekst, Edi Rama shpërndan në eter “padurimin” për sloganin “Nano president”, që nuk është se ka lidhje me sloganin e dikurshëm “Nano ik”, të Erion Veliajt beniaminit tjetër të tij (përveç Sajmir Tahirit). Ndërsa Edi Rama, beson dhe pretendon se me dyfytyrësinë e tij, “po ia fut” edhe Fatos Nanos, gjasat janë që ai pjesë të gënjeshtrës ndaj “kandidatit për president”, të bëjë edhe veten e tij. Edi Rama, mund të gënjejë (me rezerva kjo) Fatos Nanos, duke “i premtuar” pozicionin e “kandidatit për president”. Por kur vjen puna, nuk ka si të mos bëjë pjesë të pjesë të premtimit të tij ndaj vetes, atë të të mos pasur “nëpër këmbë Fatos Nanon”. Dhe për realizimin e këtij premtimi, urdhëron deputetët “e punësuar” prej tij, që të mos i japin firmat e domosdoshme Fatso Nanos për të kapur “kuotat” që do ti mundësonin “hyrjen në garë”. Me pak fjalë, loja e Edi Ramës, “unë dua por s’kam gjë në dorë”, e tejkalon shprehejn tjetër, “qejfi ma ka por by... s’ma mba...”... ... Fatos Nano është një prej viktimave të mashtrimit nga Edi Rama... ... Duke besuar se ai nuk ia lejon vetes, ta lërë ende veten në dorë të Edi Ramës, të tjera viktima, që me sa duket nuk e kanë kuptuar këtë “status”, vazhdojnë të shpresojnë e besojnë se kreu iu PS-së “do ta vërë dorën në zemër”. Për fatin e keq, jo vetëm të historisë së partive që përfaqësojnë, janë krerët e PSD-së, PDS-së, PBDNJ-së, që respektivisht i korrespondojnë Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Vangjel Dule, të cilët konfirmimin e mashtrimit prej Edi Ramës e kanë thjesht dhe vetëm çështje kohe..., deri kur të kuptojnë që “futja” me “nxjerrje” nga parlamenti e Skënder Gjinushit e Paskal Milos, nuk është thjesht dhe vetëm rastësi Apeli i Paskal Milos: “Nuk jemi shtojca të Edi Ramës”/Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo u shpreh dje, për nevojën e një rikonceptimi të koalicionit të majtë opozitar. "Ne kërkojmë një rikonceptim të koalicionit dhe aleancës opozitare dhe të mos shihemi si shtojca të Partisë Socialiste", u shpreh Milo në një prononcim për mediat. Kryetari i PDS-së kërkoi nga përfaqësuesit e PS-së më shumë këmbëngulje në përcjelljen e kërkesave të partive aleate në komisionin e reformës zgjedhore, dhe jo të dëgjojnë prej saj justifikime. "Rama ka deklaruar se është në mbështetje të kërkesave të partive të vogla për korrektimin e sistemit, por përtej këtyre deklaratave duam të shohim një këmbëngulje, po aq sa dhe për numërimin elektronik. Korrektimi i sistemit aktual zgjedhor është një element po aq i rëndësishëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme", u shpreh Milo. Ndërkohë, kreu i PDS-së e sheh me skepticizëm procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm, ku sipas tij, në fund do të jenë numrat që do vendosin dhe jo koncepti gjithëpërfshirës për gjetjen e një konsensusi në zgjedhjen e Kreut të shtetit.
...