E Diel, 1 Nëntor 2026

Hillari Klinton do vizitojë Shqipërinë brenda vitit

18-04-2012 / Gazeta 55

Kryediplomati shqiptar takon në Bruksel sekretaren Amerikane të Shtetit


Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto po merr pjesë në Takimin e Përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, ministri Haxhinasto është takuar me Sekretaren Amerikane të Shtetit, znj. Hillari Klinton. Z. Haxhinasto i ka përsëritur zonjës Klinton ftesën për të vizituar Tiranën. Nga ana e saj, znj. Klinton ka premtuar se “në gjysmën e dytë të vitit 2012 do jetë për vizitë në Tiranë”. Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s dhe atyre të Mbrojtjes, mbahet përpara Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj 2012. Mbajtja e një takimi të tillë ka hyrë në praktikën e punës të Aleancës që prej Samitit të Lisbonës (19-20/11/2010), përpara të cilit u zhvillua një takim i kësaj natyre. Takimi i Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, ka për qëllim përgatitjen e çështjeve kryesore si: Afganistani; Paketa e Mbrojtjes; Partneritetet që do të diskutohen gjatë Samitit të Çikagos, dhe në këtë kontekst pritet t’i shtjellojë më tej këto çështje me rëndësi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›