4 të vdekur pas një aksidenti hekurudhor në Iran

Media shtetërore iraniane njoftuan se një tren udhëtarësh ka dalë nga binarët në Iranin qendror, me ç’rast kanë vdekur 4 persona dhe janë lënduar më shumë se 35 të tjerë.
Aksidenti ndodhi në qytetin Yazd.
Raportet thonë se në mesin e katër të vdekurve janë operatorët e trenit dhe udhëtarë.
Shkaku i aksidentit është duke u hetuar.