E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti fiton çmimin aktori më i mirë

Festivali, i nënti me radhë, u zhvillua nga 31 tetori deri më 7 nëntor, dhe në të morën pjesë teatrot nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Aktori nga Tetova, Luran Ahmeti, u shpërblye nga Juria profesionale e Festivalit tradicional Ditët e Komedisë Shqiptare i cili u zhvillua në Preshevë.

Festivali, i nënti me rradhë, u zhvillua nga 31 tetori deri më 7 nëntor, dhe në të morrën pjesë teatrot nga Maqedeonia, Kosova dhe Shqipëria.

Në këtë festival juria zgjodhi aktorin e Teatrit Shqiptar të Shkupit, Luran Ahmetin për aktor më të mirë të festivalit me motivacion: për lojë aktoreske, për ritëm të theksuar, temperamentin dhe impaktin me publikun në shfaqjen “Paraja” nga Rej Kuni, në regji të Ilir Bokshit.

Anëtarët e jurisë Salajdin Salihu, dramaturg dhe pedagog, Rozi Kostani, regjisore dhe dramaturge dhe Agim Selimi, regjisor dhe pedagog çmimin për aktore më të mirë ia ndau aktores Albana Sançolli për aktrimin në shfaqjen “Ëndërra në papfingo” e Teatrit Metropol të Tiranës.

Për të arriturat e jashtëzakonshme në artin skenik dhe forcën krijuese, çmimi i karrierës iu nda aktorit Luftar Pajës nga teatri Bylis i Fierit.

Publiku preshevar votën ia dha shfaqjes “Harroje dashurinë” interpretuar nga Teatri Kombëtar i Komedisë të Tiranës, ndërkaq juria ndau çmim special për shfaqjen e Teatrit Dodona “Këngëtarja tullace”; çmimin për regji më të mirë e mori Burbuqe Berisha për shfaqjen “Darka private” e teatrit “Istref Begolli” të Pejës.

Ndërkaq shfaqja më e mirë e festivalit u shpall komedia “Nata e dymbëdhjetë” me regji të Ilir Bokshit, interpretuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Festivali Ditët e Komedisë Shqiptare i cili këtë viti u mbajt për të nëntën herë, shënoi ngritje cilësore dhe bëhet gjithnjë e më prestigjioz në sistemin kulturor shqiptar. Këtë vit festivalin e ndoqën mbi 10 000 shikues. (Ylli Press)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›