Hernandez tre gola, tri pikë Unitedit

Aston Villa ishte e disponuar për lojë dhe e kërkuan golin në pjesën e parë por ai erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Weiman që shënoj një gol të bukur nga 16 metra.
Weiman ishte edhe realizatori i golit të dytë për Aston Villën të cilin e shënoj në minutën e 50.
Por, kur gjërat vështirësohen për Manchester United atëherë në skenë doli xhokeri i Sir Alex Ferguson, Javier Hernandez që shënoj një dy golash brenda 10 minutave, 58 dhe 68 për ta barazuar rezultatin.
Pas minutës së 70 Manchester ishin skuadër që dominuan në fushë me Robin Van Persie që goditi dy herë shtyllën por nuk arriti që të shënoj golë.
Kur, ndeshja u mendua se do të përfundonte barazim në skenë është përsëri ai, Chicharito që shënon një gol të bukur me kokë në minutën e 88 pas krosimit të shkëlqyer të Robin van Persie nga një goditje e lirë.
Kjo është hera e katërt në Premier Ligë, qe Manchester United e kthen rezultatin nga disfata në fitore.
Më këtë fitore Manchester United ruan pozitën e parë me 27 pikë të fituara, katër më shumë se Chelsea që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.