E Diel, 1 Nëntor 2026

4 viktima nga tragjedia në Vjenë, Haxhiu: Dhembje që na prek të gjithë, ngushëllime për familjarët e bashkëkombasve tanë

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka shprehur tronditjen për ngjarjen e rëndë që tronditi jo vetëm Vjenën por dhe Kosovën, ku katër persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një skele në një kantier ndërtimi, tri prej të cilëve ishin shtetas nga Kosova dhe një nga Bosnja, ndërsa po lufton për jetën dhe një tjetër person.

Kryeparlamentarja u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa shtoi se humbja e jetëve të bashkëkombasve në vendin e punës është dhimbje që i prek të gjithë.

“Lajmi për vdekjen tragjike të Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt në një kantier ndërtimi në Vjenë më tronditi thellë. Humbja e jetëve të bashkëkombasve tanë në vendin e punës është një dhimbje që na prek të gjithëve. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe qëndrojmë pranë tyre në këtë humbje të madhe”, shkruan Haxhiu në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›