E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 vitet në Shqipëri të Isabella dhe Kim

Isabella dhe Kim jane dy shembuj tipike te te huajve qe vijne ne Shqiperi plot paragjykime por largohen me lot ne sy prej mikepritjes dhe miqesive qe kane krijuar ketu. Isabella vjen nga Transilvania ndersa Kim nga Kanadaja kane jetuar per me teper se 4 vjet ne Tirane dhe ne ikje kane menduar t’ju bejne dhurate shqiptareve nje ekspozite fotografike nga Shqiperia qe ato kane njohur gjate ketyre viteve.
“Une u dashurova me kete vend, ky eshte fundi i qendrimit tim ketu. Une dhe bashkeshorti do te largohemi per ne Afrike ne gusht dhe kjo ishte nje nga gjerat e bukura qe une doja ti lija Shqiperise qe tregon jo vetem fotografite por edhe kendveshtrimin tim per Shqiperine dhe shqiptaret”, rrefen Isabella Aci, nga Transilvania.

“Ne u beme praktikisht shoqe te ngushta edhe pse jemi takur ketu. Ne kemi te njejtin interes per fotografine dhe per njerezit ne Shqiperi. Ne kemi ndjekur shtrigjet tona personale dhe shtigjet neper Shqiperi”, u shpreh Kim Hakkenberg, nga Kanadaja.

Secila prej tyre jo vetem qe kane zbuluar nje dashuri te madhe per Shqiperine dhe shqiptaret por edhe per fotografine duke u munduar qe kudo ku kane shkelur ne jug apo ne veri te fiksojne piesazhet dhe portretet shqiptare.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›