E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat e jashtëm të BE, ratifikim MSA me Serbinë

Serbia ndodhet më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi ministrat e jashtëm të BE-së vendosën të ratifikojnë një marrëveshje me Beogradin. Ministrat që u takuan në Luksemburg e morën vendimin pasi dëgjuan raportin e kryeprokurorit të Hagës "Serbia është kthyer në drejtim të Evropës dhe duam ta inkurajojmë këtë" vlerësoi sekretari i Jashtëm britanik, William Hague.

Britania, së bashku me Holandën, e kanë hequr embargon e gjatë mbi një marrëveshje kyçe tregtie dhe ndihme me Serbinë. Kjo lëvizje erdhi pasi kryeprokurori i Hagës për krime lufte, Serge Brammertz dha një vlerësim pozitiv për bashkëpunimin e Beogradit me Tribunalin. Ai i kërkoi BE-së që të vazhdonte presionin deri në arrestimin e gjeneralit Ratko Mlladiç që akuzohet për planifikimin e masakrës së Srebrenicës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›