E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagoset me armë zjarri, në gjendje të rëndë 27-vjecari

TIRANË- Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendgjarje bën me dije se i plagosuri Sidrit Dhanasi 27-vjec është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.

I plagosuri  për shkak të plagëve të marra ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nga hetimet paraprake të uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që është identifikuar edhe autori i ngjarjes dhe është vënë në punë për kapjen e tij.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›