4 vjet burg për Berlusconin?

Prokurori i gjykatës së Milanos, Fabio De Pasquale, ka kërkuar dënimin me 3 vjet e tetë muaj për ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconin, nën akuzat për mashtrim fiskal në procesin e mbledhjes së fondeve të zeza për të drejtat televizive të Mediaset.
E njëjta akuzë dhe dënim është kërkuar edhe për biznesmenin Frank Agrama. Tre vjet e 4 muaj janë kërkuar për presidentin e Mediaset, Fedele Confalonieri.
“Mashtrimi fiskal u organizua nga Fininvest në pronësi të familjes së Berlusconit, shoqëritë e operimit ishin të Berlusconit, të lidhura me të janë kontot bankare, llogaritë zvicerane dhe të Bahamës, që menaxhoheshin në interesin e tij”, thuhet në arsyetimin e prokurorit.