E Diel, 1 Nëntor 2026

4 vjetori i pavaresise pritet shiritiambasades se Kosoves ne Tirane

Me rastin e 4 vjetori te pavaresise se Kosoves Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci dhe kryeministri i Republikes se Shqiperise Sali Berisha kane prere shiritin e inaugurimit duke hapur zyrtarisht Ambasaden e Republikes se Kosoves ne Tirane.

Ne fjalen e mbajtur me kete rast Kryeministri Thaci e ka vleresuar si nje moment jashtezakonisht te gezuar hapjen e Ambasades se Kosoves ne Tirane duke falenderuar Qeverine Shqiptare dhe Kryeministrin Berisha per kete dhurate te bere ne diten me historike per popullin e Kosoves dhe te te gjithe shqiptareve.

Ne jemi nje komb dy shtete dhe si dy shtete do jemi ne NATO dhe BE do te levizim edhe me fuqishem ne drejtim te zhvillimit dhe perparimit tha kryeministri Thaci.

Kryeministri Berisha e ka cilesuar hapjen e Ambasades se re te Kosoves ne Tirane si nje moment shume te rendesishem ne marredheniet vellazerore midis dy vendeve.

Ambasada e Republikes se Kosoves ne Tirane ka mision bashkepunimin rajonal dhe nderkombetare por ka edhe misionin tjeter kombetar te kapercimit me vendosmeri te te gjitha pasojave te krijuara gjate nje periudhe te gjate ndarjesh kufizimesh bllokimesh te pamerituara tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›