E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 familje ne komunen Shtiqennen rrezikun e ortekeve

Nje nder komunat me te prekura nga orteket e rene ne vitin e larget 1985ku humben jeten 11 banoreduket se eshte serish ne rrezikun e ortekeve. Kater fshatrat e komunes se Shtiqnit jane te vendosur pikerisht poshte rrezes se malit te tret me te larte ne ShqiperiGjallicesne perendim te malit.

Shtrirja dhe historiku i malit te Gjallices.
Gjallica eshte mali me i larte ne rrethin e Kukesit me lartesi prej 2489 m mbi nivelin e detit. Ai ngrihet ne lindje te qytetit te Kukesit mes Malit te Koritnikut dhe atij te Kolesjanit.

Mali Gjallica eshte i mbuluar kryesisht me pyje ahu dhe pishe te cilat jane aktualisht shume te demtuara nga nje sere faktoresh. Gjate viteve te regjimit komunist pyjet e Malit Gjallica u shfrytezuan per lende drusore. Demin me te madh per pyjet qe rriteshin ne shpatin perendimor te Gjallices e shkaktoi Uzina e Bakrit ne Rexhepaj tymi i se ciles shkaterroi te gjithe bimesine deri ne lartesine rreth 1000m mbi nivelin e detit. Vala e dyte e shkaterrimit te pyjeve te Gjallices ishin vitet 1990 e ne vazhdim ku banoret e zones prene pa kriter keto pyje dhe zjarret e shumta dogjen pjesen me te madhe te tyre vitet e fundit. Tashme vetem 1/3 e pyjeve te meparshem gjenden ne shpatet e Gjallices.

Paniku i krijuar tek banoret dhe evakuimi.
Banoret krahas mungeses se komunikimit prej mese nje jave me rrugen nacionale nje rrezik tjeter qe po u kanoset eshte frika e shkeputjes se masiveve te bores nga mali qe lidhen per shume faktore negative te pesuar ne Gjallice nder vite. Njeri prej me te meshuarve te kesaj zone Asllan Rexhepi rreth te 80-ve tregon momentet e ankthit qe po vuan cdo cast nga renia e ortekut. Ai pohon se kemi larguar femijet nga banesa dhe te njejten gje kane bere edhe komshite . ndashE kujtoj si sot 11 janarin e 85ku nga shpatet e malit rane mbi 25 orteqe duke shkaktuar 11 viktima dhe mbi 70 shtepi te rrenuara. Ajo situate e para 27 viteve sot po perseritet. Trashesia e bores tek ne ka arritur ne 2 meter ndersa ne malsi I vjeter qe jam ka arritur ne dy fishin. Me permasimin e motit dhe shkrirjes se akujve bora fillone te rreshqas duke qu orteke. Tani eshte rreziku me I madh I ortekeve. Ne jemi te izoluar. Shume familje nuk kane as ushqime dhe askush nuk kujdeset per nethot Rexhepi.-Deri tani nuk vjen kush per te matur rrezikun e bores. Nuk na thone se ccfare te bejme. Te ikim apo te rrime. Ne edhe gjume spo bejme duke qendruar ne dollap dritare per te degjuar ushetimat e bores.

Banoret Nje familje prej 12 anetaresh eshte pa buke.
Banoret e fshatit te grumbulluar para aparatit fotografik ne castin e shkrepjes pyesin me kureshtje se ccfare po behet per ndihma ushqimore. Ne bisedat me tatregojne se familja e Shefqet Axhamit qe perbehet nga 12 anetare ndodhet edhe pa miell. Banesa e Axhamit ndodhet ne shtepizat ne krye te fshatitishte e pa mundur qe te arrinim gjere atje per shkak te trashesise se bores si dhe bllokimit te rruges. Humanizmi dhe apeli I banoreve lexohej ne sy per antaret e kesaj familje. Pjesetaret e familjes se Shefqetit jane ne moshe te vogel dhe nuk jane te afte per pune si dhe njeri prinde eshte edhe I semur. Me tej banoret tregojne se shtepia ku banojne 12 anetaret ka filluar te qahet dhe catia rrezikon te bie nga trashesia e bore.

Gjate largimit nga ky fshat serish bie biseda ne monotonin e perditshme mes banoreve tema e ortekeveduke treguar me gisht shikimet drejte malit te Gjallices vendet me te ekspozuara per tu shkeputur debora.

1985viti qe u mori jeten 11 banoreve nga orteket ne Shtiqen.
Pas me shume se 10 dite reshje intensive te bores te renae cila arriti ne nje trashesi prej 2.2 metra me temperatura -23 grademengjesin e 11 janarit te vitit 1985 ne komunen Shtiqen u regjistruan 21 rreshqitje bore duke rrafshuar plotesisht fshatin Muje me 40 familje. Ne germadhat e shtepive poshte grumbujve te bores u nxoren 11 viktimasi dhe mbi 18 te mbijetuar. Po ne kete dite ne fshatin Vile te komunes Gryk-Ccaj nga orteku vdiqen edhe kater banore te tjere.

Orteket ne Shtiqen nuk kishin te ndalur gjate kesaj dite. Rreth ores 1900 kater orteqe te tjere rane mbi fshatin Shtiqen duke rrenuar plotesisht edhe 20 banesa por fatmiresisht pa shenuar viktima te tjerapasi banoret ishin evakuuar gjate dites. Shkaterrimi i rreth 65 shtepive nga orteket la ne qiell te hapur qindra banore te kesaj zonedhe per kete u ndertua fshati I ri qe mori emrin e malit te GjallicesI cili shtrihet 3 kilometra larg fundit te malit. Ne kete fshat u ndertuan 6 godina 2 kateshe si dhe disa banesa private ku edhe sot vijojne te jene te strehuar banoret e shperngulur nga bora e vitit famekeq 1985.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›