E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helikopteret evakuojne 10 te semure nga fshatrat e veriu

Te tjera rreth shkrimit 30 familje nen rrezikun e ortekeve Topalli Perballuam emergjencen Arben Imami inspekton edhe rrethin e Tropojes Forcat Ajrore vecanerisht pilotet dhe helikopteret e Bazes Ajrore te Farkes vijojne misionet e tyre humanitare ne ndihme te popullsise se zonave te bllokuara nga reshjet e shumta te debores.

Edhe sot pas informacionit te marre nga kryetari i komunes Temal ne Shkoder ne oren 12 e 30 minuta nje helikopter ka kryer nje mision fluturimi ne kushte teper te veshtira per evakuimin e kater personave te semure dy prej te cileve ishin femije nga fshati Vile te kesaj komune per ne Spitalin Rajonal te Qarkut Shkoder. Pas sistemimit dhe dhenies se ndihmes se pare gjendja shendetesore e te semureve eshte permiresuar dhe aktualisht mbahen nen kontrollin e mjekeve.
Nderkaq po ky helikopter ka marre nje infermier dhe nje mami dhe i ka transportuar per ne fshatin Shosh. Ne kthim ka transportuar nje te semure nga ky fshat dhe e ka sjelle ne spitalin e Shkodres.

Gjithashtu nje helikopter tjeter i Forcave te Armatosura ka realizuar evakuimin e kater personave te semure nga komuna Shemri per ne Spitalin Rajonal te Kukesit. Edhe per keta persona eshte dhene ndihma mjekesore dhe gjendja shendetesore e tyre eshte me e mire.

Ndersa nje helikopter tjeter ka fluturuar drejt fshatit Letaj te Kukesit duke bere te mundur evakuimin e nje personi ne gjendje shume te rende shendetesore per ne Spitalin Rajonal te ketij qyteti. Gjendja shendetesore e te semurit eshte nen kontrollin e mjekeve. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›