E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshohet emri i rrugesVeteranet Akt skandaloz

Ne Diten e Pavaresise se Kosoves Bashkia e Tiranes zhvilloi ceremonine e emertimit te nje rruge te kryeqytetit me emrin Ibrahim Rugova. Bashkia e Tiranes vendosi qe kete emer ta mbaje rruga Deshmoret e 4 shkurtit. Kritika te menjehereshme kane ardhur prej veteraneve te luftes se dyte boterore te cilet derguan edhe nje leter proteste ndaj vendimit te keshillit bashkiak per kete ndryshim.

Ne leter akuzohet Basha se me kete veprim behet pale me kolaboracionistet. Sipas veteraneve ky akt eshte zbatim konkret i strategjise se forcave kolaboracioniste te nazifashizmit te ringjallura e te perfaqesuara nga pushteti aktual i Sali Berishes e Co.

Pinjollet e bashkepunetoreve te nazifashizmit per te shlyer mekatin dhe turpin e baballareve te tyre para atdheut e kombit jane hedhur ne sulm te papermbajtur per te zhvleresuar historine lavdine e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare per te fshire gjakun e deshmoreve te kesaj lufte duke justifikuar masakrat qe kane bere me parullen e luftes kunder komunizmit shkruhet ne leter.

LETRA PER BASHKINE E TIRANES
Organizata Kombetare per Deshmoret e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare dhe Deshmoret e tjere te Atdheut shpreh indinjaten me te thelle ndaj vendimit te Keshillit Bashkiak te Tiranes te 28 dhjetorit 2011 per heqjen e emrit Deshmoret e 4 shkurtit te nje rruge kryesore ne Tirane emer te cilin e mbante prej afro 70 vjetesh. Ky akt skandaloz ne vazhden e veprimeve shkaterrimtare 20 vjecare eshte zbatim konkret i strategjise se forcave kolaboracioniste te nazifashizmit te ringjallura e te perfaqesuara nga pushteti aktual i Sali Berishes e Co. Pinjollet e bashkepunetoreve te nazifashizmit per te shlyer mekatin dhe turpin e baballareve te tyre para atdheut e kombit jane hedhur ne sulm te papermbajtur per te zhvleresuar historine lavdine e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare per te fshire gjakun e deshmoreve te kesaj lufte duke justifikuar masakrat qe kane bere me parullen e luftes kunder komunizmit. Por komunizmi eshte gje tjeter nga lufta per clirimin e vendit te pushtuar nga fashizmi gjate se ciles rane edhe 84 deshmoret e 4 Shkurtit.

E verteta historike eshte kjo

Masakra e 4 shkurtit 1944 ne Tirane eshte nder masakrat me te pergjakshme qe kryen nazistet gjermane dhe bashkepunetoret e tyre si Xhafer Deva Minister i Brendshem i nazisteve Kadri Cakrani komandant i forcave te Ballit Kombetar Qazim Mulleti Prefekti i Tiranes fashisti Osman Kazazi etj. nen drejtimin e Gestapos gjermane. Naten e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarise me lista ne duar e me grupe xhandaresh u futen neper shtepite e qytetareve te Tiranes rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan neper rruge. Per te futur frike e tmerr per te terrorizuar popullin ata vepruan mbare pushkatuan edhe te tjere qe i gjenin ne rruge. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht duke i gjymtuar edhe per se vdekuri pastaj i hidhnin neper kanale apo dhe ne mes te bulevardit. Rruget e Tiranes u mbushen me gjak. Permasat e kesaj masakre i pohon te nesermen Komanda e Xhandermarise ne raportin e saj ku thuhet Forcat e xhandermarise se bashku me forcat e Regjimentit Kosova regjiment mercenaresh te mbledhur nga Xhafer Deva ne Kosove per te shtypur Levizjen Nacionalclirimtare ne Shqiperi se bashku me gjermanet-shen. red. dhe me vullnetaret e Ballit Kombetar kete nate kane bastisur 230 shtepi ku kane arrestuar 478 persona te dyshimte dhe nga keta 84 me te rrezikshmit i kane pushkatuar. Nga te 84 te pushkatuarit rezulton se 67 jane shqiptare 9 italiane 4 malazeze 2 maqedonas 1 grek minoritar dhe 1 cifut. Viktimat kane qene nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier Korce Durres Shkoder Vlore e Diber.

Ne shenj nderimi e perjetesimi te ketyre bijve te lavdishem nje rruge kryesore ne Tirane qe kalon paralel me bulevardin Deshmoret e Kombit para 68 vjetesh iu vu emri Deshmoret e 4 Shkurtit.

Kjo eshte ngjarja dhe historia e emrit te Rruges Deshmoret e 4 Shkurtit.

Tani pas 68 vjetesh me daten 28 dhjetor 2011 me propozim te Kryebashkiakut Lulzim Basha Keshilli Bashkiak ia hoqi kete emer.

Ky akt eshte shume i rende antihistorik antihuman dhe antiligjor. Ky emer i jepte kesaj rruge nje peshe te rende morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve te popullit qe e urrenin dhe e luftonin fashizmin pushtuesin e vendit tone. Duke i hequr kete emer kesaj rruge kerkohet te harrohet historia e saj te harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autoret e saj te rivriten edhe njehere 84 deshmoret e masakaruar barabarisht ate nate neper rruget e Tiranes. Ky vendim i Keshillit Bashkiak preke thelle familjet e deshmoreve pasardhesit e tyre nder breza veteranet dhe invalidet e Luftes gjithe patriotet e ndershem dhe shumicen dermuese te popullit te Tiranes e te gjithe Shqiperise.

Ky akt eshte antiligjor. Ne nenin 11 te ligjit te Statusit te Deshmorit te Atdheut te miratuar ne Kuvendin e Shqiperise ne vitin 2000 me konsensus te plote te te gjitha forcave politike parlamentare pra edhe te PD-se ne opozite ne ate kohe thuhet Ne shenj nderimi per deshmoret e Atdheut me vendim te keshillit te qarkut ose te bashkise komunes ngrihen mirembahen dhe ruhen lapidare pllaka perkujtimore permendore etj. si dhe emertohen mjedise dhe institucione publike. Eumlshte shume e qarte se ky nen i obligon drejteperdrejte organet e pushtetit per te nderuar deshmoret dhe jo per ti shkurorezuar ata. Per qartesuar edhe me mire kete kerkese ne nenin 12 te ketij ligji thuhet Zhvendosja e permendoreve lapidareve pllakave perkujtimore si dhe objekteve te tjera qe kane lidhje me deshmoret e Atdheut behet vetem ne raste te vecanta kur kete e kerkojne interesa te larta shtetrore. Zhvendosja behet me vendim te keshillit te qarkuthellip Ky keshill perballon shpenzimet per zhvendosjen. Objektet e mesiperme rivendosen ne nje mjedis publik te pershtatshem para se te fillojne punimet ne vendndodhjen e meparshme te objektit. Pra ky ligj nuk lejon te hiqet pllaka perkujtimore qe emerton rrugen Deshmoret e 4 Shkurtit per te vendosur ne vend te saj nje pllake tjeter me cfaredo emri qofte. Mbi deshmoret nuk mund te dale askush me emrin dhe me gjakun e tyre nuk mund te luhet nuk te lejon ligji as morali.

Por me sa duket Kryebashkiaku Lulzim Basha nuk njeh as ligj as moral. Ai me kete rast deshiron te rehabilitoje kriminelin Xhafer Deva nepermjet honorifikimit te nipit te tij ketu ne nje rruge te Tiranes qe kullon gjak. Pse valle pak rruge e sheshe ka Tirana por gjeti rrugen Deshmoret e 4 Shkurtit per ti shkurorezuar 84 deshmore e per te kurorezuar ne vend te tyre nipin e Deves. Kjo eshte nje intrige e neveritshme me qellime percarese kombetare. Se vepra e Xhafer Deves ne Shqiperi si dore e hekurt e naziteve me krimet makabre qe ka bere ka lene gjurme te thella. Po edhe Luli si Minister i Brendshem e ka pergjakur Bulevardin Deshmoret e Kombit me 21 janar 2011.

Neve nuk na cudite fakti qe edhe keshilltaret e Ilir Metes i bashkuan votat si gjithnje me Lulin. Por tashme me kete akt behet e qarte per te gjithe se Ilir Meta eshte vetem nje mashtrues pa parime ai njelloi si Saliu mohon LANC dhe gjakun e deshmoreve eshte vetem nje tradhtar i tyre.

Organizata Kombetare per Deshmoret e Atdheut e shtrire kjo ne te gjithe vendin perfaqesuese e familjeve te 28 mije deshmoreve te LANC dhe deshmoreve te te gjitha koherave bashke me veteranet invalidet dhe gjithe njerezit e ndershem qe e duan Shqiperine dhe respektojne gjakun e deshmoreve nuk pajtohet me vendimin e Keshillit Bashkiak te Tiranes per heqjen e emrit te rruges Deshmoret e 4 Shkurtit dhe do ta ngreje zerin e saj te protestes e do te ndermarr cdo veprim ne rruge demokratike e ligjore per te rivendosur kete padrejtesi.

Ne u bejme thirrje amabsadave te vendeve te kolacionit antifashist qe te nderhyne per tu ndalur doren neofashisteve te rinj qe kerkojne te mohojne vlerat e luftes sone te perbashket kunder fashizmit ne vitet e Luftes se Dyte Boterore.

Kryesia e Organizates Kombetare per Deshmoret e LANC dhe Deshmoret e tjere te Atdheut

Sekretari i Pergjithshem Kryetari

Dalan Buxheli Gjergji Velo

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›