E Diel, 1 Nëntor 2026

40 deputete te zgjidhen me korrektim proporcional

Formula Tri parti te se majtes PSD PDS dhe PSV91 dorezojne draftin ne Komisionin e Reformes

Tri aleate te Partise Socialiste kane pergatitur dhe depozituar ne Komisionin Parlamentar per Reformen Zgjedhore nje draft propozimesh konkrete sa i perket Kodit te ri Elektoral. Permes nje njoftimi per shtyp behet e ditur se Partia Socialiste e Vertete Partia Demokracia Sociale dhe Partia Socialdemokrate kane dorezuar nje dokument te posacem ne te cilin perfshihen te gjitha propozimet e tyre per Kodin me pike kryesore korrektimin kombetar ne sistemin zgjedhor duke risjelle formulen 100 me 40. Tri partite e majta PSD PDS e PSV i kane derguar Komisionit te Reformes Zgjedhore propozimet e tyre te perbashketa per permiresimin e sistemit zgjedhor dhe te Kodit Elektoral. Ne shkresen perkatese keto tri parti propozojne korrigjim kombetar te proporcionalit rajonal nepermjet formules 100 plus 40 si nje formule qe risjell frymen pluraliste ne perfaqesimin parlamentar limiton monopolet politike sjell ne parametra objektive perfaqesimin e votes popullore ne mandate parlamentare dhe garanton moderacion antikrize ne funksionimin e Parlamentit thuhet ne njoftimin e kreut te PSV-se Petro Koci. Formula ne fakt eshte ajo e ndryshuar dhe e perdorur ne zgjedhjet e vitit 2005. Edhe pse synohet te aktualizohet si korrektim i nje sistemi teresisht proporcional ajo ne fakt referon nje sistem te perzier i cili siguron perfaqesim me te gjere. Ketu duket se ne thelb ka nje korrektim pragu ne perllogaritje mandatesh i cili mbron me mire interesa politike te partive te vogla. Ne nje plan gjykimi me politik propozimi i treshes opozitare eshte nje akt qe e ben zyrtar bashkepunimin e centralizuar mes tyre jashte koalicionit te drejtuar nga PS-ja. Nderkohe po sipas njoftimit per shtyp tri partite e majta kane sugjeruar edhe disa ndryshime te tjera me karakter teknik. Reforma ne procesin e identifikimit te zgjedhesve nepermjet teknologjise biometrike ne numerimin e votave nepermjet skanimit elektronik ne perberjen e administrates zgjedhore si dhe ne ceshtje te tjera si financimi i subjekteve elektorale e pasqyrimi mediatik i fushates zgjedhore te ketyre subjekteve kerkohet nga partite e drejtuar nga Petro Koci Paskal Milo dhe Skender Gjinushi. Per tu miratuar ky kuader propozimesh kerkon voten e te dyja partive te medha por fakt eshte se prova e vertete ne kete rast kalon nga Partia Socialiste e cila do te shprehet nese eshte kunder apo pro tyre. Nje mungese qe ben pershtypje ne kete nisme eshte ajo e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut e cila ka kerkuar perhere depolitizim te komisioneve zgjedhore apo edhe ndryshime thelbesore ne Kod por qe duket se ne pikepamje te rreshtimit politik ka preferuar te qendroje vetem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›