E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Keshilli Drejtues i RTSH-se duhet te zgjidhet me paritet mes PD dhe PS

Nderkombetaret Ekspertet propozojne ndryshimin e skemes se njeanshme te PD-se

Ekspertet e Bashkimit Europian dhe te Keshillit te Europes propozojne ndryshimin e formules se perberjes se anetareve te Keshillit Kombetar te Radio Televizioneve dhe te Keshillit Drejtues te RTVSH-se. Projektligji i ri i projektligjit Per transmetimet me ze dhe /ose me ze e figure ne Republiken e Shqiperise qe pritet te jete objekt i votimit ne seancat e ardhshme parlamentare te vitit 2012 pritet te ndryshoje rrenjesisht strukturen e njeanshme te mazhorances parlamentare ne dy institucionet e rendesishme te medias ne Shqiperi KKRT tashme me emrin AMA dhe KD e RTSH-se. Drafti pas nje pune trevjecare eshte perfunduar nga grupi i punes i perbere nga tre eksperte te huaj perfaqesues te KiE dhe KE-se dhe dy shqiptare si dhe nga dy deputetet Mark Marku i PD-se dhe Alfred Dalipi i PS-se. Ekspertet e KE dhe KiE nder te cilet eshte edhe britaniku Eve Solomon kane propozuar qe te dyja keto institucione te perbehen nga 7 anetare ku mazhoranca dhe opozita te kene nga 3 anetare te saj. Anetari i shtate propozohet te zgjidhet me konsensus mes paleve. Ne rast se nuk realizohet nje gje e tille do te organizohet nje short per kandidatin qe do te perfitoje. Kjo gje do te sjelle paritetin e shumekerkuar ne balancimin e institucioneve kryesore shteterore. Kjo skeme ka qene aplikuar ne vitin 2003 por qe ligji eshte ndryshuar nga mazhoranca e re parlamentare e dale nga zgjedhjet e 2005-s. Ndersa miratimi i ketij ligji eshte edhe nje nga kerkesat kryesore te Bashkimit Evropian. Ligji i Medias eshte nje nga kerkesat kryesore te nje prej 12 rekomandimeve te KE-se per marrjen e statusit te vendit te kandidat te BE-se. Gjithashtu kjo eshte edhe pjese e aksion-planit qe vete kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka nenshkruar me ekspertet e KiE-se dhe te KE-se. Me draftin e ri mesohet se do te jepen dhe pese licenca multipleks cka do te sjelle qe te kete 40-50 kanale kombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›