Pollo Minoritetet nuk e bojkotuan censusin
Pak dite pasi Instituti i Statistikave ka publikuar rezultatet e censusit te popullsise ministri pergjegjes Genc Pollo ka dhene nje reagim te pare. Ai ka hedhur poshte te gjitha akuzat dhe zhurmen e bere rreth procesit ne fjale te cilin e ka konsideruar te suksesshem. Madje edhe perpjekjet e artikuluara publikisht nga perfaqesues te minoriteteve per nisjen e vete regjistrimit ministri i Inovacionit i ka cilesuar te pavlera perderisa shifrat zyrtare qe do te njihen jane ato te percjella nga INSTAT-i. Zhurma shpeshhere me fjale boshe qe e shoqeroi censusin ishte e motivuar nga arsye krejt te tjera dhe nuk lidhej me censusin dhe numerimin e popullsise. Ajo qe e dallon kete census nga ata te meparshmit ka qene perfshirja e te gjitha minoriteteve tha Pollo per TV AS. Bojkoti i pretenduar i minoriteteve eshte sipas tij i pavertete dhe per te argumentuar kete pjesemarrje aktive dhe gjitheperfshirese Pollo ka percjelle edhe shifra konkrete. Mund te kete nisma te ndryshme te cilat jane ceshtjet e komuniteteve qe veprojne ne nje shoqeri te lire dhe ne nje shtet demokratik po per sa i perket censusit zyrtar qe si ne te gjithe Europen dhe boten mbahet nje here ne dhjete vjet shkalla e refuzimit te popullsise eshte 1.04 per qind. Pra jashtezakonisht e ulet me e ulet se sa ne vendet e Europes Perendimore u shpreh ai. Kjo eshte nje shifer e cila permban nje mesazh te qarte politik po te kihet parasysh se edhe me regjistrimin e fundit te popullsise pakicat ne Shqiperi perfaqesohen me me shume sesa 1.07 qe eshte edhe kuota e refuzimit. Si e tille duke qene me e vogel sesa numri minimal i anetareve te pakicave atehere duket se nuk mund te flitet per nje bojkot te censusit e aq me pak mbi baza politike dhe etno-kulturore. Por perjashtimi me argumente statistikore i mundesise se nje bojkoti te censusit u jep nje shuplake edhe Aleances Kuq e Zi qe zhvilloi nje fushate intensive ne kete drejtim teksa u bente thirrje qytetareve te grisnin formularin e regjistrimit. Per ta shtjelluar me tej kete ide qe bazohet mbi te dhena konkrete Pollo ka shpjeguar se edhe brenda normes se 1.07 refuzimi aktiv ka qene 0.68 per qind ndersa pjesa tjeter eshte refuzim pasiv qe mund te jete dhe nga neglizhenca. Nderkohe nese keto te dhena rrezojne pretendimet per bojkot nga ana e perfaqesuesve te minoritetit ato relativizohen ne vleren e vet po te shihet se numri i pergjithshem i popullsise eshte ulur ne krahasim me kuoten e famshme 3 milione qe shoqeron Shqiperine qe prej shume vitesh. Nje ulje prej gati 200 mije banoresh jep pasqyren e nje realiteti i cili le jashte nje numer jo te vogel te shqiptareve qe banojne jashte vendit e qe regjistrohen normalisht aty ku kane rezidencen. Nga kjo pikepamje censusi si proces nuk merr ne veshtrim kryesor ndarjen sipas kombesise por qytetarin si subjekt ne funksion te politikave planifikuese. Gjithsesi qeveria qe eshte organizatore e tij nuk ka deri me tani asnje argument te qendrueshem mbi arsyet e shtyrjes se publikimit te te dhenave per kombesine dhe fene qe jane nje teme shume e nxehte politike. Madje edhe rezervat e shprehura nga perfaqesuesit e pakicave konsistojne pikerisht ne keto dy ceshtje te cilat ende nuk kane nje pergjigje zyrtare. Per kete arsye edhe zgjatja ne kohe e zbardhjes se struktures demografike priret te marre formen e nje manovre e cila kerkon te shmange lindjen e nje debati te forte. Problemi me i paparashikueshem ne kete drejtim per opinionin me shume sesa per forcat politike eshte qasja e Aleances Kuq e Zi qe meton te afirmohet si faktor percaktues moral ne hapesiren shqiptare e qe ne rastin e retorikes nacionaliste merr te drejta arbitrare te denoncimit publik. Mjafton te kujtohet se ne nje deklarate nga Londra Kreshnik Spahiu drejtues i kesaj levizjeje hodhi poshte censusin duke u shprehur madje se shqiptaret jane populli me i madh ne rajon nje qendrim ky qe fiton kuptim ne permbajtje vetem nese llogariten aty edhe shqiptaret e Turqise.