40 minatorë ngujohen nën tokë: Të rihapen minierat
BULQIZE- Minatorët në Bulqizë kanë nisur sot një protestë të pazakontë në thellësitë 1300 metra në minierën e Bulqizës, në atë që njihet si zona “D”. Minatorët kërkojne rifillimin e menjehershëm të punës së ndërprerë që në 24 korrik të vitit të kaluar. Janë 40 minatorë që kanë filluar protestën në galeri.
Më parë ata i kishin paraqitur një peticion kompanisë ACR ku kërkonin rifillimin e punës në galeri. Minatorët kërcënojnë se nuk do dalin nga nëntoka nëse nuk rifillon puna në minierë.
Puna në minierën e Bulqizës është pezulluar që nga korriku i vitit të kaluar, pasi kompania ACR pretendon se një pjesë e galerive do administrohen nga një tjetër kompani e huaj.
Dita e sotme ishte e e fundit në peticionin e 72 minatorëve, të cilët kishin paraljmëruar se do të hynin në thellësitë e nëntokës nëse nuk plotësohej kërkesa për rifillimin e punës.
(sg/shqiptarja.com)