E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, pranga dy vëllezërve për 3 kg drogë

Policia bëri me dije se nga operacioni janë arrestuar shtetasit Qamil Shurdhi, 47-vjeç dhe Genci Shurdhi, 37-vjeç nga Lushnja.

“Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre u gjenden dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3 kg pluhur i dyshuar si lëndë narkotike e llojit Heroinë, 6 copë ndezëse granata dore, një armë zjarri automatike, dy krehra me 45 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

Dy vëllezërit do të gjykohen për akuzën e shitjes së lëndëve narkotike dhe ajo e mbajtjes pa leje të armëve luftarake. /Start/

                                                                                             2012-05-23 09:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›