E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, mesazhe ngushëllimi nga Maqedonia

“Më ka goditur thellë lajmi për fatkeqësinë tragjike të ndodhur në afërsi të qytetit të Himarës, ku kanë humbur jetën 13 persona. Në këto momente të pikëllimit kombëtar, Ju lus, koleg i nderuar, në emrin e anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, t’i pranoni shprehjet e ngushëllimit të sinqertë dhe të thellë. Familjeve, të cilat në këtë fatkeqësi i kanë humbur më të afërmit e tyre, Ju lus t’u thoni se populli i Maqedonisë I ngushëllon sinqerisht ata. Mendja dhe lutjet tona janë me ta”, thuhet në mesazhin e kryeministrit maqedonas.

Njëkohësisht, mesazhe ngushëllimi nga Maqedonia kanë ardhur dhe nga zëvendëskryeministrja Teuta Arifi, e cila e cilëson këtë aksident tragjik si një humbje të madhe që ka pikëlluar të gjithë vendin. “Jemi këtu për të ndarë dhimbjen tuaj në këtë ditë zije, dhe qëndrojmë përkrah jush për t’u solidarizuar me qytetarët e Shqipërisë”, përfundon ajo.

Edhe Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni ka dërguar mesazhin e saj të ngushëllimit ku ndër të tjera thuhej: “Në pamundësi të jemi pranë jush në këto çaste të dhimbjes së madhe, na lejoni që t’u përcjellim këtë telegram ngushëllimi, në radhë të parë familjarëve, të afërmve të viktimave dhe Juve: Forcë, qëndresë dhe mosnënshtrim para dhembjes - kjo besojmë se do ishte porosia e viktimave që humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm. Sot, ne solidarizohemi me dhimbjen e familjarëve, e me të edhe me dhimbjen e të gjithë shqiptarëve”.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi kryeministrit Sali Berisha, ku është shprehur se kjo tragjedi i ka shokuar të gjithë. “Në këto momente të vështira - thuhet mes të tjerash në mesazh -, në emër të stafit dhe studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore ju shpreh ngushëllimet e mia dhe solidaritetin të gjithë familjarëve dhe qeverinë shqiptare, njëherësh duke u uruar shërim sa më të shpejtë studenteve të plagosura në këtë aksident”.
/Start/

                                                                                             2012-05-23 00:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›