E Shtunë, 31 Tetor 2026

40 tonelata marihuanë në tunel

Ushtria meksikane ka njoftuar të premten se në hyrje të një tuneli të fshehtë nëntokësor, i cili kalonte nën kufirin e Meksikos me SHBA, janë konfirmuar mbi 40 tonelata marihuanë.

Në kumtesën e ushtrisë meksikane thuhet se tuneli që kishte një gjatësi prej 400 metrash u zbulua në Tijuana, dhe se më shumë se 100 metra të tij shpinin në drejtim të qytetit amerikan San Diego.

Fillimi i tunelit ishte në një depo, në të cilën ushtarët gjetën një rimorkio, dhe, lopata, pajisje për shpim, etj.

Tuneli ishte i ndriçuar, i pajisur me ventilim dhe me sistem të shinave.

Ndryshe, ky është tuneli i dytë i gjatë i papërfunduar i zbuluar në zonën mes Tijuana’s dhe San Diego’s brenda vetëm dy ditëve, dhe i treti i zbuluar përgjatë gjithë kufirit mes Meksikos dhe SHA’ve brenda shtatë ditëve të fundit.

Gjatë fundjavës u zbulua edhe një tunel i përfunduar afër qendrës tregtare në qytetin Saint Louis, në Arizona (SHBA).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›