E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toka po ftohet

Një hulumtim i kohëve të fundit duket sikur ka lëkundur themelet e tezës për ngrohjen globale. Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Johannes Gutenberg, në Mainz (Gjermani), ka vërtetuar se në 2,000 vitet e fundit Toka është përfshirë nga ftohja, e cila është ndërprerë vetëm gjatë dy periudhave të shkurtra – në kohën e Romës Antike dhe në Mesjetë.

Sipas hulumtimit të ekipit shkencor nga Meinz, të publikuar në revistën shkencore ‘Nature Climate Change’, para 2,000 viteve verat në Britaninë e Madhe ishin më të nxehta sesa tani, gjë kjo që romakëve të vjetër, të cilët asokohe ishin të pranishëm në Anglinë veriore, u mundësonte kultivimin e hardhive të rrushit, shkruan gazeta ditore britanike ‘Daily Mail’.

Për t’i vërtetuar supozimet e tyre, shkencëtarët shfrytëzuan unazat e drunjve të fosilizuar nga Laponia, nga viti 138 para Krishtit, sipas të cilave llogaritën se gjatë periudhës së fundit 2,000-vjeçare Toka është ftohur për 0.6 shkallë. Arsye për këtë ftohje mund të kenë qenë ndryshimet në orbitën e Tokës, të cilat e lëvizën atë më larg Diellit.

Rikonstruimi më i saktë deri tani

Edhe pse në shikim të parë duket e parëndësishme, ky numër (0.6 shkallë) është e rëndësishme statistikisht, meqenëse ngrohja globale aktualisht kap vlerën prej më pak se një shkallë Celsius.

"Zbulimi ynë është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në kontekstin e përcaktimit të politikave ndaj ndryshimeve klimatike, sepse vetëdija për periudhat e shkrirjes në kohën e industrializimit do të ndikojë shumë në të kuptuarit e periudhës së stome të ngrohjes globale”, deklaroi autori i hulumtimit, dr. Jan Esper.

Konsiderohet se ky rikonstruim i trendëve të temperaturës gjatë dymijë viteve të fundit është më i sakti deri më tani. Kjo, për shkak se, përveç dy fazave të ngrohjes ai përfshinë edhe periudhat e ftohjeve më të mëdha në kohën e dyndjes së popujve, si dhe të ashtuquajturën periudhën e shkurtër të akullt, e cila e pasoi periudhën e nxehtë të Mesjetës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›