Daçiq: Tadiq s'u tregua burrë me Thaçin

Daçiq tha se nuk e ka akuzuar Boris Tadiqin se ai shtrëngojë duart me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, por konstatoi se këtë nuk bëri si burrat kur ishte në pushtet.
“ Unë nuk i kam hedhur shkopinj dhe gurë Tadiqit se ai u takua me Thaçin. Por nëse ka dashur të bjerë në sy si burrë me kurajo, për të bërë këtë, atëherë duhej ta bënte si president. Dhe jo tani, kur nuk është më në detyrë. Përse nuk ka marrë guximin për ta bërë, kur ishte president? Se atëherë do të kishte patur ndonjë lloj efekti”, ka thënë ai.
Sipas Daëiqit, kjo tani nuk ka asnjë efekt, veçse efekt të dëmshëm për të, në elektoratin e Serbisë.
“Së dyti, ai dhe partia e tij na kanë kushtëzuar se nuk mund të shkojnë në takime në Evropë, nëse Kosova nuk është e përfaqësuar në mënyrë adekuate. Pra, nga vjen e drejta morale, që tani të sillen ndryshe?", thotë Daçiq.
Në pyetjen se, a do të tregonte ai, si Boris Tadiq një lloj trimërie të vonuar, Daçiq pa hamendje është shprehur se po.
"Natyrisht që po. Unë edhe deri tani kam thënë se nuk duhet t'i bëjmë dëm vetvetes. Disa herë kam qenë në një pozicion, kur është dashur të largohem nga takimi, sepse kishte ardhur ndonjë zyrtar i administratës së Kosovës që nuk është përfaqësuar në mënyrë adekuate. Dhe unë, si zëvendëskryeministër, duhet të tërhiqem nga takimi, ku ka qenë ndonjë i milionti në hierarkinë e administratës së Kosovës. Por kjo politikë është vendosur nga qeveria e Partisë Demokratike”, ka thënë Daqiq.
Në pyetjen si e ndjen ai veten si zëdhënësi i dikurshëm i Millosheviqit, për të cilin flitet gjithmonë në mediat gjermane Daçiq, tha s e nuk i kushton vëmendje kësaj.
“Thjesht nuk i kushtoj vëmendje kësaj. Millosheviqi është pjesë e historisë së kësaj partie, dhe unë duhet të shoh më tej. E kaluara nuk më intereson, sepse ajo nuk mund të ndryshohet, por mund të bëjmë diçka për të ndryshuar të ardhmen e vendit tonë. Mendoj se vitet e fundit nuk ka parti më konstruktive, se Partia Socialiste. Partnerët tanë evropianë e dinë që jemi të besueshëm dhe praktikë përsa i përket gjetjes së zgjidhjeve të aplikueshme”, ka thënë Daçiq.