E Diel, 1 Nëntor 2026

40-vjeçarja e zhdukur mund të jetë fshehur nga frika

Kukës- Hetimi për zbardhjen e misterit të zhdukjes së 40-vjeçares nga Kukësi, prej tre ditësh nga banesa e saj, duket se po merr një drejtim të ri.

Thëllëza Rexhmati mund të jetë fshehur nga frika e bashkëshortit. Pasi hetimet e fundit tregojnë se sasia e parave, 300 mijë lekë, që u shpallen të zhdukura së bashku me gruan janë gjetur në një vend tjetër të shtëpisë.

Çka hedh dyshime se gruaja nga frika, se nuk i ka gjetur aty ku i kishte lënë, mund të jetë fshehur. Vetë dëshmitë e banorëve të pallatit kanë treguar se gruaja ditën e zhdukjes është parë disa herë duke kontrolluar në koshin e mbeturianve, çka përforcon dyshimet e hetuesve.

40-vjeçarja rezulton e zhdukur që prej datës 15 Mars, ditë kur djali i saj ka dhënë alarmin pasi ka gjetur njolla gjaku në dysheme së bashku me një thikë.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›