Pollo: Ligji i ri, si do t'i fitojne pronaret titujt e pronesise Eglantina Nasi
Ne shume raste gjate 20 viteve te fundit, toka eshte ndare pa leshuar asnje tapi per te. Nje situate aspak korrekte kjo lidhur me respektimin e te drejtes se pronesise, te cilen qeveria tashme synon ta rregulloje ligjerisht me ane te nje projekti te posacem. Konkretisht, ai synon dhenien e titujve te pronesise ndaj pronareve te ketyre tokave, duke bere qe ata ta gezojne pronen e tyre te regjistruar ne hipoteke. Nje sqarim i tille i detajuar rreth tij, eshte bere dje publikisht nga ministri per Inovacionin dhe TIK, Genc Pollo, ne rolin e kryetarit te Komisionit Qeveritar te Tokes. "Perfitimet per pronaret dhe per shoqerine, jane te medha, sepse te gjithe subjektet e ketij procesi do ta gezojne pronen, bazuar mbi dokumente, mund ta shesin, ta trashegojne dhe ta lene si kolateral sipas normave ligjore. Me miratimin e projektligjit per verifikimin e titujve te pronesise, ata do ta kene pronen e tyre te regjistruar ne ZRPP", - saktesoi ai. Duke shtuar me tej edhe faktin se ky proces dhe zbatimi rigoroz i procedurave te tij, do te monitorohet nga komisionet vendore per verifikimin e titujve te pronesise prane prefekturave, si dhe nga Drejtorite e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes, prane Keshillit te Qarkut. Ndersa ne fund, titujt e pronesise do te regjistrohen ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. "Perjashtohen nga ky proces tokat ne proces gjyqesor, apo ne proces legalizimi, si dhe ato per te cilat jane leshuar tapi dhe jane regjistruar ne ZRPP", - beri me dije gjithashtu ministri Pollo. Referuar gjithmone projektligjit "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9948, date 7.7.2008 "Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore", miratuar ne mbledhjen e fundit te qeverise, kryetari i Komisionit Qeveritar te Tokes, shtoi se ai synon ta formalizoje pronesine ne komuna, ne tokat e bujqesore, kryesisht ne ato kodrinore e malore. "Shqyrtimi i vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore po kryhet prej 3 vjetesh ne vendin tone. Komisionet Vendore te verifikimit te titujve te pronesise jane ngritur e po funksionojne prane Prefekteve te secilit Qark. Ndersa ndarja e tokes bujqesore ne territoret e ish-kooperativave bujqesore eshte shoqeruar me probleme te plotesimit te dokumentacionit ligjor. Komisioneret e ngarkuar me kete detyre nuk e kane finalizuar procesin e ndarjes se tokes, nderkohe qe perfituesit e disponojne ate, e perdorin per qellime bujqesore dhe e kane burim te te ardhurave dhe jeteses se tyre, por nuk disponojne Aktin e Marrjes se Tokes ne Pronesi. Kjo i pengon qytetaret te disponojne lirisht pronen e tyre, te perfituar me ligj", - ishte nje fakt tjeter qe u vu ne dukje prej tij. Per te thene se pikerisht, qellimi kryesor i ketyre shtesave dhe ndryshimeve ligjore eshte rregullimi ligjor dhe dhenia fund e ketyre problemeve te mbartura ne vite, ne lidhje me plotesimin e dokumentacionit ligjor, ne territoret e ish-Kooperativave Bujqesore. Ne perfundim te deklarates se tij publike, ministri Pollo nuk harroi te permende as faktin se "per te mos e zvarritur pafundesisht plotesimi i Akteve te Marrjes se Tokes ne pronesi, eshte propozuar qe procesi te perfundoje brenda nje viti nga data e hyrjes ne fuqi te akteve nenligjore ne zbatim te ketij ligji".
PERJASHTIMET
Cilat toka bujqesore nuk do te lejohet te nisin procedurat?
Toka bujqesore rezulton e regjistruar ne regjistrin e pasurive te paluajtshme te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme si prone private.
2) Toka bujqesore, rezulton e perfshire ne procesin e legalizimeve sipas Ligjit nr. 9482, date 3.4.2006 "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", i ndryshuar.
3) Toka bujqesore eshte dhene ne pronesi nepermjet AMTP, te leshuar deri ne daten 15.08.2008 nga komisionet e ndarjes se tokes, pavaresisht nese eshte regjistruar ose jo ne regjistrin e pasurive te paluajtshme.
4) Toka bujqesore eshte objekt i nje konflikti gjyqesor dhe Komuna apo Bashkia eshte vene ne dijeni zyrtarisht nga gjykata.
PERJASHTIMET
Cilat toka bujqesore nuk do te lejohet te nisin procedurat?
Toka bujqesore rezulton e regjistruar ne regjistrin e pasurive te paluajtshme te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme si prone private.
2) Toka bujqesore, rezulton e perfshire ne procesin e legalizimeve sipas Ligjit nr. 9482, date 3.4.2006 "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", i ndryshuar.
3) Toka bujqesore eshte dhene ne pronesi nepermjet AMTP, te leshuar deri ne daten 15.08.2008 nga komisionet e ndarjes se tokes, pavaresisht nese eshte regjistruar ose jo ne regjistrin e pasurive te paluajtshme.
4) Toka bujqesore eshte objekt i nje konflikti gjyqesor dhe Komuna apo Bashkia eshte vene ne dijeni zyrtarisht nga gjykata.