Vatileaks, Papa urdhëron hetim penal për skandalin
Vatikan- Vatikani ka hapur një hetim të rrallë penal rreth burimive të paautoziuara që kanë dhënë në median italiane dokumente konfidenciale të Selisë së Shenjtë.
Këtë e pohon vetë zyra e shtypit e Vatikanit. Informacionet përshkrujanë akuza për korrupsion, keqmenaxhim dhe konflikte të brendshme ndërmjet zyrtarëve të lartë në Vatikan.
Gazeta e Vatikanti ‘L’osservatore Romano’ e bëri publik njoftimin së bashku me një pranim zyrtar se publikimi i informacioneve konfidenciale ka qënë ‘akt i madh tradhëtie’.
Skandali ‘Vatileaks’ ka mbushur faqet e para të gazetave italiane. ‘Rrjedhja’ dhe publikimi i një vargu dokumentash të një ndjeshmërie të madhe brenda sekretariatit të Vatikanit, përfshirë letra personale të Papës Benedikti XVI janë shumë të sikletshme për të, thotë një korrespondent i BBC.
Papa Benedikti XVI është ‘i qetë por i pikëlluar’ pas publikimit. Letrat zyrtare e Vatikanit fajëson anëtarë të paidentifikuar të Roma Curia, burrat që drejtuan selinë ndërkombëtare të Kishës Katolike Romane, për nxjerrjen e informacionit sekret.
Përveç një hetimi penal nga një gjykate e brendshme e Vatikanit, Papa ka urdhëruar një hetim të veçantë administrativ për të ndjekur dhe identifikuar burimin që nxorri informacionet. Hetimi do të mbulojë çdo degë të administratës së Vatikanit. Dokumentet e publikuara tregojnë opinionin e ambasadorit aktual të Vatikanit në Uashington i cili pohon se nepotizmi dhe kurrusopioni qëndron në administratën e Selisë së Shenjtë.
Teska edhe numri dy i Vatikanit, kardinali Tarcisio Bertone raportohet të ketë bërë pagesa të dyshimta nga Banka e Vatikanit.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Papa Benedikti në Gjermani / Vizita e tij shkakton polemika Papa Benedikti XVI ka mbërritur në Gjermani, si pjesë e...
- 100-vjetori i Pavarësisë, ftohet Papa Benedikti XVI Vatikan- Papa Benedikti XVI ftohet në Shqipëri për 100-vjetorin e...
- Papa: Jo komercializëm Krishlindjeve Mijëra pelegrinë nga e gjithë bota kanë udhëtuar në Betlehem...