E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lehtësira për biznesin, Lejet e ndërtimit në Tiranë, për 35 ditë

Tiranë- Biznesi i ndërtimit në Tiranë do të lehtësohet nga procedurat për marrjen e lejes së ndërtimit, regjistrimit të biznesit dhe pronësisë.

Kështu u vendos sot në mbledhjen e Task Forcës së Reformës Rregullatore e mbledhur nga kreu i qeverisë Sali Berisha. I cili shtoi se ky vendim do të përmisojë klimën e të bërit biznes në qytetin e Tiranës.

Ministria e Ekonomisë ka bërë një studim të hollësishëm të të gjithë problematikës së klimës së biznesit dhe masave që duhet të marrim për të vendosur një seri standardesh të reja në të gjitha fushat- tha Berisha.

Në bazë të këtij vendimi afati kohor për procedurat e lejeve të ndërtimit do të bëhet 5 orë nga 24 orë që ishte. Dhe një leje do të merret për 35 ditë nga 426 që ka qënë deri më sot. Sa i takon regjistrimit të pronës numri i procedurave shkon në 3 nga 6 që ishte ndërsa pajisja me dokumentacionin behët pas 13 ditësh nga 33 që ka qënë deri sot. Për të rregjistruar një biznes reduktohen procedurat, bëhen 2 nga 5 që ishin deri më sot dhe ka një zbritje të kostos me 12 lekë, nga 112 bëhet 100 lekë.

Lehtësitë që i ofrohen biznesit në ndryshimet e fundit:

- Numri i procedurave të regjistrimit të biznesit do të reduktohet nga 5 që janë sot në vetëm 2 dhe kostoja e regjistrimit ulet në vetëm 100 leke, nga rreth 112 lekë që ka qenë.
- Për sa u përket lejeve të ndërtimit, Tirana, e cila deri vjet klasifikohej ne vendin e fundit në rajon dhe në botë do të lehtësojë biznesin e ndërtimit duke reduktuar numrin e procedurave dhe kohën për të marrë një leje ndërtimi. Konkretisht numri i procedurave reduktohet nga 24 që janë sot në 5 dhe dhe kohëzgjatja për të marrë një leje ndërtimi do të ulet në mënyrë drastike nga plot 436 ditë që duhen sot në 35 ditë. Kjo e bën të krahasueshme Tiranën me SHBA ku duhen 40 dite.
- Për furnizimin me energji, numri i procedurave reduktohet në 4, nga 6 që është sot, numri i ditëve nga 177 që është sot ulet në vetëm 45 ditë ndërsa kostoja reduktohet afro 3 herë.
- Për regjistrimin e pronësisë, numri i procedurave përgjysmohet – pra nga 6 që janë sot bëhen 3, ndërsa numri i ditëve të duhura për këtë proces reduktohet me 3 herë, pra nga 33 ditë që është sot bëhet 13.
- Për pagesat e taksave do të ulet kontributi i punëdhënësit nëpërmjet heqjes së pagës së referencës; dhe thjeshtimit dhe shkurtimit të kohës, kostove dhe procedurave nëpërmjet veprimeve që do të kryhen online.
- Për tregtinë e jashtme, dokumentet për eksport do të reduktohen me më shumë se gjysma , nga 7 që janë sot, në vetëm 3 dokumente ndërsa dokumentet për import reduktohen nga 8 që janë sot në 4. Koha e nevojshme për eksportim do reduktohet me 5 herë, nga 19 ditë që janë sot në 4 dite ndërsa koha për import do të reduktohet me 6 herë, nga 18 ditë në vetëm 3 ditë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pallatet e rrezikshme, plasariten pas ndërtimit Elbasan – Në qytetin e Elbasanit, së fundmi ka filluar ndërtimi...
  2. Ditë zie në Prishtinë, homazhe për drejtorin e arsimit Kryeqyteti kosovar, Prishtina është në ditë zie sot në shenjë...
  3. 10 ditë kohë për të ndryshuar kushtet e tregtimit në tregje Tregtarët e ushqimeve kanë vetëm 10 ditë kohë për të...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›