40 vjet më parë njeriu shkeli Hënën
40 vjet më parë u regjistrua zbritja e parë në Hënë, pikërisht më 20 korrik të vitit 1969. Projekti ishte kërkuar nga John Fitzgerlad Kenedi gjatë diskutimit të tij të parë përballë Kongresit Amerikan në 1961, ku ai tha se Amerika do ta dërgonte njëriun e parë në Hënë, para përfundimit të dekadës. Ishte Neil Armstrong , njeriu që do të mbahet mend në histori, ai që shkeli në Hënë për herë të parë. Ai ishte komandant i misionit Apollo 11. " Tani do të zbres. Do të jetë një "hap i vogël" për njeriun, por një hap gjigand për njerëzimin", kanë qenë fjalët e thëna nga Armstrong pasi mbërrit në Hënë. Sipas orës sonë, ka qenë pikërisht ora 4.56 min e 15 sekonda ndërsa po gdhinte 21 korriku i 1969-ës, ndërsa sipas orës lokale (asaj amerikane), akrepi shënonte 22 e 56 min e 15 sekonda të datës 20 korrik. Kjo datë ka mbetur tashmë në historinë e njerëzimit. Zbritja në Hënë e ekuipazhit të "Apollo 11" me 20 korrik 1969 ishte kulmi një ëndrre të shumëpritur. Kjo arritje madhështore shënoi edhe përfundimin e një faze të programit amerikan të hapësirës dhe fillimin e një tjetre. Suksesi i misionit "Apollo 11" hapi perspektiva të reja për misionet e ardhshme të Nasës. Misioni zgjeroi aftësitë njerëzore dhe ofroi një pamje të Tokës nga një perspektivë e re. Amerika u krenua me këtë arritje, pasi ajo kishte mbetur pas Bashkimit Sovjetik në ditët e para të garës së hapësirës. Amerika u përqendrua në fluturimet hapësinore me njerëz me pesë misione në Hënë, që përfunduan në 1972. Në 1980, Shtetet e Bashkuara i kufizuan fluturimet në hapërsirë pas ekuipazh vetëm në orbitën e tokës, fillimisht me programin e anijeve për vajtje ardhje në hapësirë, dhe duke filluar në 1998, me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Në këtë projekt përfshihen Shtetet e Bashkuara, Rusia, Japonia, Kanadaja, Brazili dhe 11 vende evropiane.Në vitin 2004 presidenti I asaj kohe Xhorxh Bush njoftoi një synim të ri për rikthimin në Hënë deri në 2020. Dhe me Hënën si bazë, dërgimin e njeriut në Mars pas viteve 2030.
Me rastin e 40 vjetorit te zbritjes së njeriut të parë në Hënë, presidenti amerikan ka parashikuar të presë në Shtëpinë e Bardhë tre astronautët që u nisën me misionin Apollo: Neil Armstrong, Buzz Aldrin, e Michael Collins. Kjo ngjarje do të festohet gjatë gjithë javës në Shtetet e Bashkuara, duke nisur me celebrime që nga qendra Kennedy në Florida, në qendrën hapësinore në Houston, Texas, ku gjendet salla e kontrollit, në muzeun e aviacionit e të hapësirës në Uashington, por gjithashtu edhe tek OrKestra Sinfonike Kombëtare e cila do të zhvillojë një koncert me kolonat muzikore të disa filmeve që kanë lidhje me hapësirën.