400 peme te reja tek Irfan Tomini

Rreth 400 pemë të llojit bli do të mbillen në bllokun e banimit "Irfan Tomini" në Tiranë. Bashkia e Tiranës sapo ka nisur mbjelljen e këtyre pemëve, duke bërë të mundur që një sipërfaqe prej rreth 30 hektarë të jetë më e përshtatshme për banorët.
"Ne po vazhdojmë të rrisim dhe të intensifikojmë përmasën e gjelbër, duke vijuar me mbjellje pemësh kudo aty që kanë nevojë dhe njëkohësisht do të vazhdojmë të rrisim hapësirat e rikualifikuara në dispozicion të më të moshuarve dhe më të mëdhenjve", tha Edi Rama, kryetari i Bashkisë Tiranë
Blloku i banimit Irfan Tomini ka pësuar ndryshime gjatë muajve të fundit. Në këtë zonë, janë kryer punime për kanalizimet dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore. Kryetari i bashkisë kërkoi nëpërmjet medieve që banorët të ruajnë infrastrukturën që është pasuri e përbashkët.
Florian Papadhimitri