Malaj Opozita strategji jospontane
Deputeti dhe anetari i Kryesise se Partise Socialiste Arben Malaj mohon eleminimin e krizes me djegien e fleteve te votimit. Ne nje interviste per Alsat, deputeti socialist kundeshton zerat se me kete levizje mazhoranca perfitoi. Kjo e fundit sipas tij humbi kredibilitetin te publiku, ne nje ballafaqim politik ku opozita duhej te kishte rritur kurben e aksionit politik ne kerkim te transparences.
"Nuk mendoj se maxhoranca ka fituar ndonjë avantazh, ka humbur kredibilitetin e institucioneve të dala nga këto zgjedhje dhe ka arritur gjithnjë e më tepër perceptimin publik që zgjedhjet e 2009 minimalisht, nuk kanë arritur standardet që duhet të arrinin dhe maksimalisht janë manipuluar. Lidhur me opozitën është e vërtetë që kurba politike duhet të vinte në rritje, duhej të siguronte transparencën e votës", tha Arben Malaj, deputet i PS.
Por kjo i perket asaj qe Malaj e etiketon “e shkuar”. Sipas tij opozita tani duhet te hartoje nje strategji jo spontane per garantimin e zgjedhjeve te ardhshme dhe daljen para shqiptareve me nje program te qarte qe duhet te permbushe nevojat e shqiptareve.
"Pra kam parasysh këtu që aksionet tona politike nuk duhet të nxitohen dhe të jenë spontane, duhettë kemi gati ofertën tonë publike qoftë për përmirësimet ligjore, qoftë për ndryshimet e nevojshme që të garantojnë më mirë zgjedhjet vendore dhe njëkohësisht duhet të kemi gati ofertën publike të modelit të ri të qeverisjes në modelin vendor dhe qëndror", vijoi Malaj.
Por deputeti socialist i artikuluar shpesh kunder linjes se lidershipit roze, ruan rezerva edhe per kerkesen e opozites per zgjedhje te parakohshme. Kjo nuk duhet te behet ne kurriz te krizes aktuale, pasi kjo do te riprodhonte kriza te tjera thote Malaj.
"Nëse duhet të ketë zgjedhje të parakohshme duhet të vijnë si përgjegjëshmëri e të dyja forcave politike dhe jo thjesht si situatë krize që njëra forcë politike krijon ndaj forcës tjetër politike, pasi nuk kemi maksimizuar atë që duhet të arrijmë nëse synojmë thjesht një palë zgjedhje të parakohshme në situata sa më kritike dhe si të thuash, kemi nxitur ripërsëritjen e krizave të herë pas hershme në ambientin politik dhe ekonomik në vendin tonë, cka është investimi më i keq që ne si politikanë mund të bëjmë për vendin tonë", tha ai.
Rovena Moçka