E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK kerkon shpjegime mungojne 30 mije vota ne Drenice

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa I ka kërkuar shpjegim public PDK-së dhe kreut të saj, Hashim Thaçi  për rreth tridhjetëmijë vota më pak në rajonin e Drenicës në krahasim me zgjedhjet e 12 dhjetorit. Kjo diferencë kaq e madhe, sipas kreut të LDK-së, është dëshmia më e mirë për manipulimet që ka bërë në këto dy komuna partia e Thaçit dhe për mënyrën sesi ajo i ka mbushur kutitë më 12 dhjetor.

“Ata (PDK) duhet të argumentojnë dhe ata duhet të japin përgjigje para opinionit kosovar pse ka ndodhur ky ndryshim? Pse vetëm në këto dy komuna kemi një diferencë prej 30 mijë votave? Pse PDK ra nga 240 mijë vota në 200 e diçka mijë vota? Ku shkuan ato vota, nga u avulluan ata dhe kush i mbushi kutit? Ata duhet të japin përgjigje nëse dëshirojnë ta zhvillojnë demokracinë e në qoftë se ata duan arbitraritet në Kosovë atëherë mund të japin edhe arsyetime të tilla arbitrare”, tha Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së.

Kreu i LDK-së tha se edhe më  9 janar ka pasur abuzim me votat e qytetarëve, për të cilat do të kenë fjalën e tyre institucionet përkatëse.  “Është shumë keq për ne që nuk kemi zhvilluar një proces normal, që nuk e kemi dhënë provimin për demokracinë as tash e as me 12”, vijoi Mustafa.  Ai ka kërkuar edhe një herë formimin e një qeverie kalimtare deri në organizimin e zgjedhjeve të reja në shtator.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›