E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH jemi ne epidemi te gripit te derrit. Konfirmohen 20 rastet e para

Autoritetet e shëndetsisë në vend konfirmojnë se numri i të prekurve në vendin tonë me virusin A/H1N1 shkon në 20 persona. Ndërkohë qe numri i pacientëve të prekur nga gripi sezonal është më i ulët. Sipas përfaqësuesve të shëndetsisë vendi ka hyrë në një situatë epidemike. Moshat e konfirmuara me gripin e derrit janë nga 15-40 vjec. Mostrat që janë analizuar jane marrë nga spitali infektiv dhe dy maternitetet. Fatmirësisht gjendja shëndëtsore e pacienteve ështe përmirësuar dhe nuk paraqet rrezik për jetën.

"Deri tani rezultojnë 17 raste pozitive me virusin e gripit A/H1N1 dhe potencialisht tre të tjera janë pothuajse të konfirmuara. Pra, në total numri i rasteve të konfirmuara me A/H1N1 shkon në 20, ndërkohë që numri i rasteve me gripin stinor është më i vogël, diku te 11. E gjitha kjo do të thotë që ne tashmë kemi hyrë në gjendjen e epidemisë së gripit stinor, pse jo dhe të gripit A/H1N1", tha Pëllumb Pipero, drejtor i politikave ne MSH.

Sipas autoriteteve të shëndetsisë gjendja ështe nën kontrroll. Janë marrë të gjitha masat si me personel shëndetësor, po ashtu dhe me medikamente.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e martë , 11 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›