40.000 fidanë për pranverën e Haraçinës

Haraçinë, 31 mars, NOA - Komuna e Haraçinës për herë të parë, me ndihmën e kryetarit Bastri Bajrami, organizoi aksionin Dita e drurit-pranvera 2010, ku u realizua mbjellja e rreth 40.000 fidanëve nëpër lokalitetet e komunës.
Në këtë aksion, përveç nxënësve të shkollave fillore morën pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve të Haraçinës.
Gjelbërimi është parim për jetën e gjithë njerëzimit, prandaj këtë aksion e organizuan për të mirën e Haraçinës dhe se edhe në të ardhmen kjo përvojë do të vazhdojë.
Jam shumë i kënaqur që shumë qytetarë ishin të pranishëm në këtë aksion Dita e drurit-pranvera 2010, tha Bajrami.
n.e/NOA