E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen kufomat e 15 fëmijëve në lumë

Pekin, 30 mars, NOA Janë zbuluar 15 kufoma fëmijësh, të sapolindur në një lumë afër rajonit Nining, në Kinë. Kufomat janë gjetur nga policia dhe mendohet se janë hedhur nga punonjësit e një spitali.

Lajmi konfirmohet nga agjencitë e informacionit kinez dhe sipas tyre mosha e fëmijëve është e papërcaktuar saktë. Por mendohet se bëhet fjalë për të sapolindur, ndërsa një prej kufomave është ende fetus.

Autoritetet kanë deklaruar se një pjesë e kufomave të fëmijëve mund të jenë hedhur në lumë pas aborteve, ose pas vdekjes së nënave, si pasojë e sëmundjeve që mund të kenë patur.

Dëshmitarët të ndryshëm në që kanë parë nga afër vendin e ngjarjes, thonë se trupat e fëmijëve kishin etiketa në krah me emrin e nënës, por jo emrin e spitalit ku kanë qenë duke u kuruar, apo kanë shkuar për të lindur.

m.xh/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›