E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti ka nevojë për 4 mld dollarë për rindërtimin e vendit


Haiti ka theksuar se ka nevojë për ndihma financiare në vlerë prej katër miliardë dollarësh, për të zbutur pasojat e tërmetit katastrofal të janarit të këtij viti.
Këto para janë të domosdoshme, në mënyrë që në 18 muajt e ardhshëm të ndërtohen shkollat, spitalet, godinat qeveritare dhe gjykatat e shkatërruara, deklaroi drejtuesja e Programit të OKB për zhvillim, Helen Clark.
Kombet e Bashkuara dhe qeveria në Haiti shpresojnë se ndihmat do të sigurohen në konferencën për rindërtimin e këtij vendi, e cila fillon këtë të mërkurë.
Clark tha se për rindërtimin e plotë të vendit nevojiten 11,5 miliardë dollarë.
Si pasojë e termetit në janar humbën jetën mbi 220.000 njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›