41 institucione të arsimit të lartë në vend përfundojnë procesin e akreditimit

Lista këtë vit kryesohet nga Universiteti i Tiranës , ai i Mjekësisë, Politekniku, Universiteti i Elbasanit , i Arteve dhe i Sporteve, të cilët kane rezultuar me vlerësim maksimal me 6 vite akreditim. 4 institucione të tjera të arsimit të lartë kanë marrë një vlerësim më të ulët 4 vite akreditim, ku ekspert të huaj e vendas kanë lënë rekomandime dhe detyra,
Edhe programet e studimit po kalojnë filtrin e vlerësimit të cilësisë. Nisur nga kostoja financiare që universitete duhet të paguajnë për t’ju nënshtruar procesit ndodh që të hezitonin ndaj është aplikuar një ulje e kësaj kostoje.
Procesit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit i nënshtrohen periodikisht të gjitha universitete. Aplikimi për akreditim nis më 1 tetor të çdo viti dhe zgjat deri më 1 maji të vitit pasardhës.
Gazetare E.Pepa
/RTSH/